Ali Daci: Serbisë së Madhe i pengon pllaka përkujtimore e Aqif Blytës
Aqif Blyta është heroi i Sanxhakut dhe atij duhet t’i ngritet shtatorja në qendër të Pazarit të Ri e assesi t’i hiqet pllaka përkujtimore. Lëvizja për ripërtritje e Mbretërisë serbe i bënë thirrje shtetit serb që pllakën përkujtimore të Aqif Blytes ta hiqet nga qendra e Pazarit të Ri, pllakë kjo e vendosuar para tetë viteve nga Këshilli Nacionsl Boshnjak. Zhika Gojkoviq, kryetar i kësaj lëvizjeje ka shkruar se shteti serb duhet ta heq sa më parë pllakën e ish-prefektit të Novi Pazarit pasiqë sipas tij Aqifi ka qenë i dekoruar nga Hitleri dhe se ai ka kryer krime mbi serbët dhe hebrejet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu kjo lëvizje serbe përdor gjuhën e disa subjekteve politike servile serbe, së Aqif Blyta në atë kohë ka bërë shqiptarizimin e boshnjakëve, term i ri ky i disa pseudo patriotëve boshnjak që sot po trumbetonjnë politikën serbomadhe në Sanxhak. Dihet mirëfilli se nacionalizmi serb ka arritur rritjen më të madhe në kohën e sotme që nga koha e Drazha Mihajlloviqit dhe se politika shteterore serbe është shtylla kryesore e senzibilizimit të çetnikizmit deri në përmasa eksreme më mbështetjën e pakursyer të kishës Ortodokse sllave dhe Akademisë serbe. E përgdhelura e Rusisë dhe e Turqisë si dhe e disa shteteve evropiane nuk po frenohet në asnjë rast duke shkelë të drejtat elementare njerzore kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshëves dhe në rrafshin e Sanxhakut. Në anën tjetër historikisht është dëshmuar se Aqif Blyta, ky mbrojtës i Sanxhakut, gjatë Luftës së Dytë botërore ka treguar humanizem të pashoq duke mbrojt e liruar serbët e zënë rob nga luftëtarët shqiptarë në Pazar të Ri e gjetiu ku serbët kanë pësuar disfatë. Është shumë qesharake kërkesa e kësaj lëvizje për Serbin e Madhe që të hiqet pllaka përkujtimore e heroit të Saxhakut Aqif Blytës, kur politika serbomadhe gjithë andej po rehabiliton e ndërton lapidare të çetnikëve, të kriminelëve serb të Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu kjo lëvizje serbomadhe ka akuzuar heroin e Sanxhakut se paska kryer krime mbi hebrejet në Sanxhak në bashkëpunim më gjermanët e që kjo i bie të jetë një gënjeshtër shekullore, pasiqë në kohën e Shqipërisë (1941- 1945) në Pazar të Ri hebrejt kanë gëzuar lirinë e plotë duke hapur edhe dyqane në këtë qytet. Shqiptarët dhe më ta vet Aqif Blyta janë popilli i vetem në Ballkan që kanë mbrojtë hebrejet nga fashizmi gjerman por edhe nga çetnikët e partizanët serb. Për mbrojtjen e tyre janë shkruar më qindra libra dhe sot Izraeli i shënjtë e ka mik të parë shqiptarin në evropë dhe i është mirënjohës përjetësisht kombit tonë, e këtë mirënjohje po e kurorzon më njohjen e Republikës së Kosovës.