Dy poezi nga Bardhyl Londo
LUTJE E PËRDITSHME
O Zot bekoje këtë ditë dhe ditët e tjera,
ruaji ata që vinë, ata, ata që janë, ruaji të parët,
dhe mbi të gjitha o Zot, të përgjërohem:
ruaje Shqipërinë nga shqiptarët…
NDJENJË
Si m’u bë Tirana vetëm lagje,
si m’u bë shtëpia si një burg.
Mos ndërtoni grataciela, një manastir ndërtoni,
do shkoj të vishem murg./albspirit.com
Please follow and like us: