Sadik Bejko: Rend ta kap jetën
Asnjëherë s’e arrij jetën time.
m’i shpërthen kocka e deje.
bëj ta kap në njërin breg,
e shoh në tjetrin para meje.
Me vrap s’e arrij dot jetën time.
Një ujk i egër jam, bari kopeje,
sa i shoh delet te ky breg,
marrin hov në tjetrin, tej meje.
Një kokër rëre lartohet breg
ma ngre kurthin verbër.
Rrëzuar në sy kam barin
e arrij … në ditën tjetër.
Si erën hov ta rrok fort jetën.
Në zarf më vjen hënë e sëmurë
dhëmbët shtrëngoj, shpatullat,
ura jam, jeta lumë e lumë.
Luftoj ta rrok jetën
dhe zgjuar, dhe në fjetje.
Në bregun tej ajo ka rendur
gjithmonë përpara meje./albspirit.com
Please follow and like us: