Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Mustafa V. Spahiu

 

 

VARKA IME

 

 

Varkën e punova m’mungon një fanar,

Dallgëve t’ujërave do hudhem n’sulm,

Syri çka sheh vetveten e lash pa kulm;

Bunacës’detit yjtë nuk lëshojnë zjarr…

 

Rremat e varkës godasin pa mëshirë!

Mollezat e gishtave ç’m’kullojnë gjak,

Gjethet e palmave po derdhin farmak

Dhe mengenesh mbërthyer n’errësirë.

 

Shoh një ishull m’ndih’ rrënjë e gurit,

Më duket fole e re mbushur kaltërsi,

Zemra më titëron për tempull të ri,e

Perlat e koralet rriten kallinj të grurit.

 

Jarbollit i ngreha lartë tri-katër vela,

Qiriri më shuhej i mbushur pikëllime,

Dhe vetëtimat-zbrisnin pështjellime,

Kripa m’sëmbonte n’kofshe t’përvjela.

Farfullimë djegëse s’di prej nga fryri,

U ndê varka – prapa ngeli zjarri e hiri.

E enjte, 28 kollozhèk 2021, nê Dardaninë Iliri.

 

T R I SH T I L I

 

Nuk të mburr pas qejfit poetik,

Të adhuroj, o bukurosh i rrallë!

Cicërimat më pikojnë në ballë,

Nga gjithë shpezëria je një lirik.

 

Dhe pendlat tua syri m’i pëlqen,

Sa të magjeps ty qielli i kaltër-

Vendin tat e ke shumë n’hatër;

Zëri joti kaq hyjnisht më vjen.

 

Degët hollake – ja ç’më thonë,

Princ trishtili ka sqepin e artë…

M’është i dashur – si dhuratë;

Dot s’shtegton nga vendi jonë!

 

Tej në kopshte qeshën zymbyli,

Me rruaza vese të magjepson,e

Në lojë fluturën  që të vallëzon-

Me cic’rime e ngash’ren trishtili.

 

N’shëndre, kollozhèk e shkurt,

Dimrit kur ka cegmë dhe acar,

Pipëthat i puthën si në behar-

Çerdhen ëndrron – mendjeurt!

 

Me nxitim ik andej,vjen këndej,

Një kokërr grur n’hajni s’e merr,

Shpejt fshihet para s’e bjen terr;

Trishtilin agimesh herak e gjejë.

 

Trishtili me këmbëkat si qelibar,

Shikonja syçkat – rubinash ulli’,

E kam mik t’rrallë që n’fëmiri,me

Cicërim’e këngë-me zëra t’larë.

E shtunë, 30 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire

 

 

TË PREDIKUARIT E DASHURISË

 

Ku unë mungoj aty është dashuria ime,

E shoh në diell syri kur gërmon,toka e

Ruan të fshehtën dita fare s’përfundon

Hirit të qëndresës shterë n’përgjërime.

 

Ajo do t’i ruaj peng puthjet si martirë,

Në ringjallje ku do gjenden trupat tanë?

Amanetin oshënar nën pragjesh t’lanë;

Kërkoj dashurinë s’gjejë as xhevahirë!

 

T’predikuarit e dashurisë kërkon shtigje,

E ndezi këngën në zbraztirë të gotës,po

S’jam i pari, as i fundit në cepin e botës.

 

Kudo maratonë ngarendi në këto brigje,

Ditët me boshllëk më mbushen fanitje-

Vetmia vetëtimës i hakërron rrufepritje.

E enjte, 28 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

PAHITËSJA VJESHTORE E PAQES

 

Është mirë t’këndosh i qetë si prore

Me shiun e zjarrtë qiellor t’urtë sutë,

Pa gjuhë t’trashë jij i qartë pushbutë,

Vargjet me tone mëngjesesh hyjnore.

 

Akordet e telave qiellor flak’e zbutur,

Ndalen baticë – koralet bëjnë rrëmujë,

Dielli rrezinash florën e zgjon burbujë;

Ninullën e ngrohtë e bartën një flutur.

 

Qielli blu sit mermerin për mëkatarë,

Tmerre mizore t’mllefosur përc’llojnë,

Kubeve t’akuamarinit akord farkojnë;

Isha fëmijë leckaman ose fitimtarë, si

 

Pahitësja vjeshtore për rrugë të reja,

Paqja erdhi n’vendesh të stëretshuar,

Dielli i shenjtë – mbi ne duke flak’ruar;

Zot ki mëshirë! Sythash bulon rrufeja.

 

N’ishullin e paqes qiellore n’qetësi,e

Ndjek titërimin e qirinjve t’qenies’onë

Ndizet në strall eshka e truallit tonë-

Fillim i vërtetë vargut i qaset përbëri!

 

Hiq e tërhiq grykash fati sa më tfilloi,

Gishtit tregues zgjatja fare si ka hije!

Të kthehet n’grusht zarit kështu i bie;

Pahitësja paqes – rrugën se mbaroi…

E martë, 26 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire.

 

 

NË MES TË DY DITËVE

 

Kasnec trokëllij në qiellin e përgjakur,

Në mes të dy ditësh vjen zogu e agimi

Shkak janë fjalët anonime nis udhëtimi

N’gjakim të dlirë gishtat janë përçapur!

 

Në mes të dy ditëve – ujërat e tërbuara,

Lumit më të cekët një dallgë gurgullon…

Për dy ditë tej lifqerit nëntoka po kjason;

Sytë magjepsin gjarprin e sapo zgjuar,e

 

N’mes të dy ditëve një ylli i padukshëm,

Ndalet ogurmirë në strehën e shtëpisë-

Shtigjesh s’erdhën gjurmët e tradhëtisë;

N’të vetmën natë s’fryeni hiç stuhishëm!

 

Dita dytë me kukëza në detet e mbytur,

Falë flatrës s’zgjatur – një dorë gëzimi,i

Drejtoi pranverat aftit e buisj gjelbërimi;

Në mes të dy ditëve lejleku pa u zhytur.

 

Dita tretë nga mllefi ndalet ndër vetulla,

Gulfat e shfatëzuara dredhërohen litar,

Lëngojnë dy ditë tjera pëlcasin në zjarr,

Engjujtë e rrugëve i marrin nën sqetulla.

E enjte, 28 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire.

 

FJALË BURRËRORE

 

Gjejë fjalë burrërore në gurët e thatë

Të guximshme që kanë pesh’e kuptim

Gojës pa nxjerr zjarresh, flakë e tym,

S’të kushton gjë – fjala bëhet miratë.

 

Fjala kur del t’rron për shekull tjetër,

Për ardhmërinë mos të jetë e përlyer,

Mos ta fus vetveten n’kornizë t’thyer

Ta ketë vlerën sa një pikturë e vjetër.

 

Kujdes, pena çka e shkruan në kartë,

Pa klithje gjaku – me djersë e gatuar,

Çdo tramundane – turrin përballuar;

Kur dorës vringëllon shpatë e zjarrtë!

 

Në kërkim do kërkoj, gjejë fjalë t’reja,

Për mbrothësi kërkoj fjalë që mundem,

Kërkoj fjalë n’det si varkë s’lëkundem,

Me zogun e dritës – s’e godet rrufeja!

 

Do tregojnë fjalët se çka thuhet në to,

Sytë plot mallë i lë peng e trashëgim.

Fjala le t’bëhet oazë rrethuar n’blerim;

Thellsitë kaltëroshe të pangira i do!…

E mërkurë, 27/28 kollozhèk 2021, në Dardaninë Ilire.

 

Please follow and like us: