Albspirit

Media/News/Publishing

I paprekshëm në qiellin tim-sonet nga E. Kaceli

Në fluturofsha një ditë me krahët e fluturës
në ngjyra të rreme të një qielli të rremë
lëshoni pak erë më tepër, krahët do t’më lodhen
Lehtas do të zbres në tokë, ose do të tretem diku…Në u ngritsha përsëri fluturim, pas kësaj
me krahët e zogut këtë herë
rreth jush do të sillem ogurndjellës
(i bardhë, a i zi? -ogur i rremë)

Më tepër ju fryni erë, pendët do më shkunden
Krejt lakuriq do të dergjem në këmbët tuaja
Përpara se t’më vini këmbën dhe një herë

përpara se t’më fryni si një zhele pa vlerë
Krahët e mij do të shpalosi fluturim
I gjallë. I lirë. I paprekshëm! -në Qiellin tim!

mars 1990.

Please follow and like us: