Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga KAROL WOJTYLA

DUKE MENDUAR PËR ATDHEUN…
Atdheu – kur mendoj – atëhere shpreh vetveten
dhe rrënjosem
per kete me flet zemra sikur nje kufi i fshehur
qe me shpie tek te tjeret
qe te na rrembej me te kaluaren e kahershme
prej kah une shfaqem…kur mendoj Atdheu –
qe ta mbyllja si thesar
ne vetvete
ndaj gjithnje pyes… si ta shumezoja si ta zgjeroja
kete hapesire te mbushur te paane.
STANISLAV
Toka pershkohet ne dritare
pershkohen drure e fusha
e gjethet e mbukuara me bore
Pastaj prap blerimi i sapocelur
i pjekur dhe i shuar si qiriu.
Toka polake pershkohet
ne te bleruar – e zbardhellyer ne bore
Pastaj endacaku – shtektar – e thith
e fundin nuk e gjen kurre
As zogjte qe ikin fluturimthi
ndaj aeroplani per nje cast
perpin hapesiren –
Atdheun e mbyll ne kuadratin e vet
Toke e bashkimit te veshtire. Toke e njerezve
ne te kerkuarit e shtigjeve te veta
Toke e ndarjes se dyte ndermjet princerve
te te njejtit fis
Toke e flijimit te lirise se cdonjerit
ndaj te gjithve
Toke e copetuar thuajse permes gjashte brezerish
e copetuar ne harta te botes
ne sa e sa fate te bijve te vet
Toke e copetuar dhe aq e bashkuar
ne zemra te Polakeve
si asnjera.
BREGU I QETESISE
Derisa detin qafon
me bebezat e hapura te syve
dhe dallget e shqetesuara
gjithnje duket se ne ty po fundosen
te gjitha thellesite
e detit qe banon ne mua
me qetesine e mberthyer rreth e qark
dhe ftohtesine
Fundosesh, fundosesh!
pastaj perkulesh e shket
me ngadale
dhe ndien fare trokellime hapash
ne te cilen grumbullohen duke dritheruar
vetem shpirti, shpirti i njeriut
kredhur ne nje pike te vogel
ai shpirt i rrembyer ne rryme
E tille nuk eshte ajo drite
Atehere kur deti shpejt te fsheh ne thellesi
dhe te shkrin ne thellesine e heshtur
– drita nga dallge te shqetesuara humbet
dhe me ngadale me nuk ka det ndersa mbetet vetem shkelqimi.
Atehere shih ne pasqyra te largeta te aferta
sheh hijen tende
Se si fshihesh ne kete Drite
qe per vogelsira eshte e tejdukshme
prej kah mbetet vetem shkelqimi
pastaj – shih vetveten. Ja Miku,
i cili eshte vecse nje shkendije dhe tere
nje shkelqim.
llamburites ne shkendija te papara
dhe nuk ndien se je i mberthyer me Dashuri.
Dashuria gjithcka me ka shpjeguar
dashuria gjithcka ka zgjidhur
ndaj e admiroj kete Dashuri
ngado qe frymon
Ndersa jam bere rrafshire per rjedhjen
e qete te hapur
ne te cilen nuk ka asgje as nga oshetime dallgesh
as nga trungu i ylberte
sa me shume ka ne dallget e shqetesuara
e cila ne thellesira driten zbulon
dhe kete shkelqim prape frymon
Ndaj, ne kete qetesi i fshehur jam une – gjethi
liruar ererash
nuk shqetesohem me per asnje drite te humbur
thellesive te paprekura te detit.
Atebote kur Zoti gjakon eshte porsi lulja
i etur per ngrohtesi diellore
Ndaj, zbrit ne bregun tim, o Drite
thellesive te paprekura brigjeve te qetesise
Flaka e ndezur
as afer as larg qiellit
mbaje mend, zemer, ky eshte veshtrimi,
ne te cilen ty te pret amshimi
Perkulu zemer, perkulu, diell bregdetar
mbuluar thellesive te syve
mes lulesh te bukura
mes nje trendafili
Cfare domethene, aq veshtroi, kur asgje nuk shoh
kur tej horizontit te paane zogu i mbreme fluturoi
kur dallget e detit fshehkan
thellesive te paprekura.
Nje mugetire rreth e qark mbuluaka bregun e
qetesine
gjithnje e me pak shoh
ai diell ne te perenduar
me ngadale bie
ndersa ai imazh i tere kredhet ne mua.
Ndaj ne mugetire ka aq drite
sa jeta ka ne trendafilin e celur
sa Zota
ne brigjet e shpirtit.
Please follow and like us: