REXHEP SHAHU: NËSE NUK DËNOHEN, PËRDHUNUESIT BËHEN HEROJ…
Fragment nga libri
Ra ky përdhunim e po flasim sonte për këtë krim, Havzi.
Një grup të rinjsh, 7-8 persona, përmes presionit të një vidioje, kanë përdhunuar sistematikisht disa muaj një vajzë të mitur 13 vjeëare.
Po thuhet se përdhunuesit ishin nga familje me reputacion, apo familje të fortësh dhe nuk u ka hyrë ende asnjë ferrë në këmbë. Zihen e lëshohen e lëshohen e zihen, por kërcasin telefonat dhe në finale fare fare e përdhunuara do të mbetet fajtore…
Mbase se e përdhunuara nuk ishte nga familje të fortësh…
Opinioni publik u nda më dysh. Disa janë dakort që u publikua ky krim që mbahej fshehtë edhe pse kutërbonte neveri, dhe kërkojnë ndëshkim, disa nuk janë dakort që u publikua dhe duhej mbajtur e mbylllur kjo histori se na bën me turp e me marre se na shëmton shoqërinë, sikur shoqëria jonë është me kaq namuz e kaq e ndershme.
Harrojnë Havzi se përdhunuesit ne i bëjmë shtetarë, kryetarë, zyrtarë… Partia që i gradon si të tillë edhe i mbron ata dhe edhe e justifikon këtë krim edhe u sulet të tjerëve që e denoncojnë duke u thënë se këto ndodhin kudo dhe bëhen edhe filma me këto gjëra…
Por shoqëria jonë do që nami mos të na dalë pa syri ndashtë, do që të bëhet kurvërim e përdhunim, por të mos merret vesh…
Havzi, nuk dua të ndalem te ky rast.
Por dua të them se këto nuk janë histori të reja.
Ti ke njohur përdhunues të miturash. I ke njohur në burg. Ti i ke ditur por të tjeret nuk i kanë ditur të gjithë, të tjerët i kanë njohur si antikomunistë, si disidentë apo si hajdutë të konvertuar në antikomunistë e disidentë.
Ke njohur mësues përdhunues, por që ishin dënuar për vepra të tjera penale si sabotim apo agjitacion e propagandë, apo arratisje, apo tentativë arratisje etj etj.
Pa më thuaj, si zgërdhiheshin, më qafsh. Me ato dhëmbë të sarite, të palame, të veshur me yndyrë e që u vinte era gojë pesë metra larg me të ba me vjellë…
Po kur ishin në grupe të vogla, si thonin antikomunistët e disidentët për nxënëset e tyre të mitura, i kishte “cicat si dardha të papjekme”, ishte “e vogël në moshë por ishte si pelë hergjele”…
Ka patur përdhunime nxënësesh, të miturash nga mësues bastardë a maniakë. Ka patur raste por nuk janë ndëshkuar si të tillë, nuk janë ndëshkuar si përdhunues. Sepse edhe shteti i kohës që kishte përdhunuar liritë e të drejtat e individit ishte më i interesuar të mos dilte nami për nxënësen e përdhunuar apo familjen e saj se ajo vajza pastaj do mbetej e pamartuar, do të etiketohej kurvë etj etj dhe familja e saj do të marrohej. Pa për mësuesin bastard përdhunues ishte gjithmonë më e lehtë. Ai transferohej, gjente një mik në komitet dhe harrohej…
Por gjithmonë janë fshehur përdhunimet. Gjithmonë fajtorë ka mbet e përdhunuar. Ajo ka mbet fajtore se nuk e ka lëvizë trupin, nuk e ka lëviz vrimën e gjilpërës që të mos i hynte peni në vrimë… A kupton Havzi, ne gjithmonë kemi paracaktuar e parashpall fajtore femrën, vajzën, gruan për përdhunimin e saj.
Por siç thamë janë fshehur përdhunimet me ruajt nderin e vajzave, me ruajt të ardhmen e tyre në publik, me ruajt nderin e familjeve të tyre. Janë fshehur se ka patur raste që kanë ndodhur incest, të cilat janë fshehur dhe mbyllur a mbuluar edhe me më shumë fshehtësi. Dhe është ulëritëse kur sheh se si ai që ka bërë incest dekorohet si hero, jep leksione morali e disidence politike antikomuniste nëpër ekrane televizive dhe viktima e këtij përdhunuesi jeton mbi 50 vjet me mallkim në shpinë, e fshehur dhe e ndëshkuar e vet ndëshkuar për krimin…
Unë nuk e di të them a është bërë mirë apo keq që janë fshehur përdhunimet, këto krime monstruoze. Por di të them se ato krime i kanë vuajtur rëndë gjithë jetën të përdhunuarat dhe nuk janë ndëshkuar kurrë përdhunuesit si përdhunues. Përdhunuesi ka bërë karrierë politike ndërsa e përdhunuara ka përjetuar traumë gjithë jetën. E përdhunuara është fshehur e mallkuar tërë jetën duke mbajt në fytyrë edhe etiketën ‘kurvë’…
Kështu pra duke mos ndëshkuar përdhunuesit ka ndodhur një krim tjetër shumë i shëmtuar, përdhunuesit na kanë përdhunuar të gjithëve, na kanë përdhunuar të ardhmen…. Janë bërë politikanë, drejtues, këshilltarë, kryetarë…
Përdhunuesit e djeshëm, ato pak që kanë qenë, se nuk kanë qenë të gjithë përdhunues, nuk u dënuan kurrë për veprën e shëmtuar përdhunim, nuk shkuan në litar apo në karrige elektrike sië do të shkonin edhe sot në Amerikë, por për vepra të tjera dhe kur u shemb diktatura ata dolën nga burgjet e diktaturës si heroj të lirisë e të demokracisë.
Me kostumin e heroit, të disidentit, të antikomunistit ata hynë në epokën e lirisë dhe shoqëria i gradoi me tituj e grada, me ndere e dekorata, pa ditur të gjithë se ata kishin hyrë në burgje si përdhunues, por u ishte fshehur e kamufluar vepra penale e përdhunimit që të shpëtonte një nxënëse e familja e saj nga nami i keq, por që të përdhunohej e ardhmja e shqiptarëve, liria e demokracia.
Sepse përdhunuesit e të miturave, të nxënëseve mbetën përdhunues të shoqërise, përdhunues të së ardhmes sonë.
Pra Havzi i dashur, nuk e di a u shpreha qartë për të tjerët se ti më ke lexuar mirë.
Nëse sot fshehim krimin e përdhunimit, nëse i fshehim përdhunuesit, nëse i dënojmë për gjëra të tjera e jo për veprën e përdhuinimit, përdhunuesit nesër do t’i kemi heroj. Kaq. Pikë./albspirit.com