5 SHKURT 1991-5 SHKURT 2021/30-vjetori i shoqatës ‘Kosova’
Më 5 Shkurt 1991, pra 30 vjet më parë, në qytetin e Shkodrës u themelua shoqata atdhetare-Kulturore, “Kosova”!
Në programin e saj, kjo organizatë kishte vendosur kontributin e anëtarëve dhe simpatizantëve të vet, në të gjithë Shqipërinë, për të mbështetur me të gjitha mjetet, luftën e përpjekjet e popullit shqiptar në Kosovë dhe në trojet e tjera me shqiptarë për liri, pavarësi, të drejta kombëtare e njerëzore dhe bashkim kombëtar.
Organizata “Kosova” zhvilloi një veprimtari të gjerë, për sensibilizimin e opinionit vendas e atij ndërkombëtar, për kauzën e drejtë të shqiptarëve, në gadishullin e Iliriëve.
Ajo veproi me përgjegjësi të lartë, në momentet e kthesave të mëdha në historinë e Kosovës e veçanarisht në vitet e luftës së popullit shqiptar atje, për liri.
Kujtoj me shumë emocion, ato vite që nuk vinë më dhe e them me gojën plot që unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi qenë me fat, që arritëm të bëjmë diçka për Kosovën, në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh pa cak.
Me këtë rast uli kokën me nderim, për të gjithë themeluesit e shokët e mi, që nuk janë më dhe i kujtoj me dashuri e përmallim, për kontributin që ata dhanë për çështjen kombëtare shqiptare.
GEZUAR 30 VJETORIN E THEMELIMIT TË SHOQATËS ATDHETARE-KULTURORE “KOSOVA”
DASHAMIR URUÇI,
TIRANË, SHKURT 2021.
Në fotografinë e parë majtas:
Grupi themelues i shoqatës “Kosova”, në ditën e themelimit.
Nga e majta në të djathtë ulur,
Përparim Duraku, Dashamir Uruçi, Skënder Drini dhe Menduh Dërguti.
Nga e majta në të djathtë lart në këmbë,
Zef Deda, Marketin Martini, Nikollë Tusha, Ahmet Osja, Isa Alibali, Isuf Shpuza, Bedri Islami dhe Bashkim Alibali.
Në fotografinë djathtas:
Mark Martini, Nikollë Tusha, Dashamir Uruçi dhe Ahmet Osja duke firmosur aktin e themelimit./albspirit.com