Ish-kampioni botëror i peshave të rënda ndërron jetë, u bë i njohur pasi mposhti boksierin Muhamed Ali
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, Leon Spinks, i njohur më shumë për mposhtjen e boksierit Muhamed Aliut në 1978, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate nga publicisti i tij, i cili tha se Spinks humbi betejën e tij pesë-vjeçare me kancerin e prostatës të premten në mbrëmje.
“Në kohën e vdekjes së tij, gruaja e tij Brenda Glur Spinks ishte pranë tij. Për shkak të kufizimeve të Covid, vetëm disa miq të ngushtë dhe familja tjetër ishin të pranishëm“, lexonte deklarata.
Lindur në St. Louis, Misuri, Spinks përfaqësoi Shtetet e Bashkuara gjatë Olimpiadës 1976 në Montreal, Kanada, si një peshë e rëndë dhe fitoi një medalje të artë.
Ai u përball me Mohamed Aliun, në Las Vegas, Nevada, më 15 shkurt 1978, duke fituar për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i boksit në pesha të rënda.