Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Na shkoi jeta duke kënduar “T’u bëftë dita një mijë”!

Na shkoi jeta duke kënduar: T’u bëftë dita një mijë!
Jam shumë i bindur se Rama i opozitës (së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e dëgjon lebërit t’i këndojnë këngën “T’u bëftë dita një mijë”.
Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë… Eshtë çështje e popullit. Më ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë t’i kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu?
I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut.
Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen diktatorë, satrapë, sadistë, hajdutë, autoritaristë…
O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën, por shikoni e matini punën. Po e bëri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.
O ju dhje… mu në këngë./albspirit.com
Please follow and like us: