Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”, Fitim Kërxhalliu

Ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica” Fitim Kërxhalliu ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Të shtunën ai u përcoll nga familjarët e tij për banesën e fundit. Kërxhalliu do të mbahet mend për krijimin e firmës “Gjallica”  e cila gjatë vitit 1996 mblodhi  rreth 332 milion dollarë nga afro 70 mijë shqiptarë dhe më pas shpalli falimentin. Rënia e kësaj firme dhe disa firmave të tjera të konsideruar si skema piramidale, sollën trazira të mëdha sociale në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt falimentimit në vitin 1997. Kërxhalliu u dënua me 11 vite burg dhe pas daljes jetoi në Tiranë. Bashkë me largimin e tij nga kjo jetë Fitim Gërxhalliu ka marrë me vete edhe shumë ngjarje që lidhen me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë.

Please follow and like us: