Humb jetën nga COVID-19 babai i Çiljeta Xhilagës
Ka humbur betejën me COVID-19, disa ditë pasi u shtrua në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ babai i këngëtares së njohur, Çiljeta Xhilagës.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë publik vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetet sociale. Ndër të tjera Çiljeta Xhilaga shkruan se ‘nuk i mjafton as një libër për të treguar se çfarë njeriu ka qenë i ati’.
Ajo shkruan gjithashtu se të paktën para ndarjes së të atit nda jeta realizoi ëndrrën për ta bërë gjysh, ndërsa u shpreh se vetëm kur dëgjonte emrin e Fernandos përmendej.
‘O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire. Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMEDTe dua pergjithmone babush!
E falenderoj pa fund te gjithe e ekipin e mjekeve infermjereve te spitalit “Shefqet ndroqi” bashke me Prof.Perlatin per te gjithe perkushtimin qe treguan deri ne frymen e fundit sdo ta harroj kurr humanizmin tuajpor cfar esht e shkruar esht e shkruar ’- shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me foto të babait.