Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Në ditët dimërore

Në ditët dimërore me borë e me diell të ngrohtë,
kur drurët përkulur, si të penjtë, të përkohshëm,
duket se kujtojnë blerim e trung të lëngësht vere,
në ditë të tilla, dashuri, ti më vjen ndër mend
me një mallëngjim butë, këputës gjer në therje.
Të erdha si gjithë çunat joshur nga vajzat, nga furia
e panjohur, siç thonë sot, nga përplasja kozmike.
Dashuri? Ankth ishte e kështu mbeti dramë.
Më doje. Të doja. Isha flu. Pëlqeja dhe lojën,
të mjegulltën, të lashtën pantomimë vajzë-djalë.
U ndamë. Çdo mall më pas më ka ngjethur
me përkohësi. Vonë u kthjella: kap ç’të mundësh –
gjako lumturi. Nën diell dimri, nën ditët qelq,
në ajër të hollë, të bortë, kujtimi ç’më sjellka tek ti./albspirit.com
Please follow and like us: