Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: KORBI

Është plakur korbi
Mezi bënë dy hapa
Nga çerdhja e vet
S’ka as zë të krrokas.
E pashë të shtunën
Kishte dalë për djath
Me gjuhën jashtë
E dy këmbë të majta.
Askush s’i foli
As s’ia uroj ditën.
Gjatë e shikoi
Ferrin e dikurshëm
Ku pinte kafetë e mëngjesit
Me ujqër e dhelpra
Për bilbilin e agmisë korbonte.
Një nënë e njohu
E mallkoi
Ditëzi, s’do të pranoj as varri./albspirit.com
Please follow and like us: