Albspirit

Media/News/Publishing

Posta Shqiptare nuk e ofron shërbimin me destinacion Kanadanë deri në një informacion të dytë

Unë që po ju shkruaj jam gazetari dhe publicisti Avdulla Kënaçi. Jetoj prej disa vitesh në Kanada. Së fundmi kam botuar një libër me tregime e novela të titulluar “Liridona”. Libri nuk ka mbërritur ende tek unë për shkak të problemeve që ka Posta Shqiptare me shërbimin ndaj klientëve… Shtëpia botuese më shkruan se kanë kontaktuar me ju, por nuk pranoni pako as në rrugë ajrore e as tokësore. Nuk kuptoj përse ndodh kjo kur i njëjti shërbim postar privat funksionon. Në se nuk marr një përgjigje zyrtare prej jush, do t’i drejtohem medias në Tiranë.

Përgjigja që ka ardhur nga Posta Shqiptare është si më poshtë: “Posta Shqiptare nuk e ofron shërbimin me destinacion Kanadanë deri në një informacion të dytë”.

 

 

Me respekt

Avdulla Kënaçi

Toronto, 9 janar 2021

Please follow and like us: