Rexhep Shahu: Dy rrëfenja të vogla për mikun tim, diplomatin Kadri F. Balaj
Në verë 1998 misionari i famshëm gjerman Rupert Neudeck po udhëtonte nga Tropoja për në Kukës. Shofer e udhërrëfyes i tij ishte Kadri F. Balaj.
Kur vijnë në Qafë të Prushit prej Tropoje, Neudeck pa tymin që dilte nga shtëpitë e djegura në fshatrat e Gjakovës.
Çfarë po ndodh, çfarë janë këto, pyet shumë i shqetësuar misionari Neudeck.
Po digjen prej serbëve shtëpiat e shqiptarëve e dojçmarkat gjermane, i përgjigjet Kadriu.
Kaq u desh që Rupert Neudeck të bëhej avokat e mik edhe më i zellshëm i shqiptarëve. (I kam në një libër këto histori).
Kur misionarët e Bashkimit Europian në Tiranë e thërrasin në një takim Kadri F. Balaj dhe e pyesin se a mos ‘Udha e Kombit’ që po ndërtonte Sali Berisha i shërben idesë së Shqipërisë së Madhe, Kadriu përgjigjet:
‘Udha e Kombit’ që po ndërton doktor Berisha e ban Shqipërinë të vogël. Nga Prishtina nuk duhen ma deri në 13 orë me shkue në Tiranë. Kadriu ishte diplomat në Tiranë.
(Është në filmin “Apologji për udhën e Kombit” kjo histori)./albspirit.com