Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Sytë e grave të gurit

Me shkëlqim të zi, nën tis të trishtuar
Ato sy të ftohtë grash dhe merrnin butësi,
ngroheshin me një ndritim mjegullimi
të shiut pikuar drite në diellin e gurit të zi.
Sy–pikël e çatisë në një mollëz shiu
me dritë të ngridhtë prej pylli vjeshtak
rrëzuar nga mali ndër mjegulla; syth
i gurit të zi, sumbull shi e qiell në qark;
pikëllim rrëmb hollë i shkruar në gur
vetmim qëndisme uji e parrëzuar kurrë,
inxhi e zezë ngulur nën vetullën hark
e në qepallë gruaje të bukur. Vetëm kaq.
Palumturi djegaguri sythuar në vjeshtë,
syth shiu a mbase lotë, avuj të nxehtë?/albspirit.com
Please follow and like us: