Ilir Levonja: Shkodra nën ujë dhe rilindja urbane
Sot Shkodra është totalisht nën pushtetin e ujit. Më shumë se një muaj. Dhe parë në aspektin e shtetit është një dështim total, jo i Edi Ramës. por i gjithë shqiptarëve. Edi Rama është zorraxhiu i radhës që ka fillur të praktikoj luftën frontale me vendet e Europës a Komunitetit Europian. Identike siç edhe bënte Enver Hoxha me vendet kapitaliste. Me shefat a vendet që nuk i vinin pas midesë.
Kur një stacion televiziv kombëtar del me ulërima mbi shkresa, mendjembushur se ka bërë zbulimin që Europa është xheloze me ne për shkak të raporteve të mira me Amerikën, ndaj nuk na jep ndihma etj., mos prisni progres social. Një individ i cili në 2013-ën garantonte futjen në Europë brenda vitit, duke u çarë veshët shqiptarëve se fajin e ka gjyshi Saliu, sot pas plot 8 vjetëve, i ka kthyer ata në shqiptarët e viteve 70-80 kur përballonin bllokadat. Referuar rubrikave video që i keni me shumicë në internet, kthejeni nga të doni, është dështim total i konceptit që kemi në raportin shtet qytetar. Eshtë dështim edhe për ata që përmendin një fakt se përse nuk përmbytej Shkodra në kohën e qeverisë komuniste. Nuk mund të risjellësh me qejf komunizmin e mencave dhe punës vullnetare. Bonifikimi nuk u shpik nga komunistët, por nga nevojat. Ndryshe vende nën nivelin e detit si Hollanda, do ishin sot modeli i internacionalistëve proletarë. Problemi ynë qëndron në suportimin e teknikave për shkak se edhe ato teorizohen. Problemi jonë qëndron se presim gjithnjë me sytë nga bota. Kur duhet të jenë raporte të ndërsjella dhe të parashikueshme, në mënyrë që dëmi të mos jetë i pariparueshëm. Kur themi faji ynë është pjesë atij informaliteti skuthësh në në raport me ato pak fonde a donacione. Merreni me mend vetëm një fakt të thjesht, ndërhyrja në qëndrat historike të të gjithë qyteteve të Shqipërisë. Apo Rilindja urbane. Sot qëndrat janë me plot gojën një vaposje prej guri dhe një ekstazë vijëzimesh duke shkelur brutalisht mbi të shkuarën. Sikur ato fonde t’i adresoheshin infrastrukturës së bonifikimit, argjinaturave, rrugëve në zonat e thella ku plot shqiptarë janë kthyer të investojnë etj., Shkodra dhe Lezha nuk do të ishin nën ujë. Por që janë dhe është normale që ‘një mbret’ i informalitetit dhe i dështimit të mos duket për plot 1 muaj në rrethinat e nën Shkodrës. Madje ka luksin të jap intervista denoncimesh, gjumashësh, kazanësh, europianësh xhelozë, investime dhuratë nga turqit duke i bërë shqiptarët invalidë pa pension. Shkodra është një nga perlat e Shqipërisë. Do me Liqen, e do me det apo e do me lumenj. E do me malësi apo e do me fushëri. Një aset kombëtar gjeografik, pa përmendur historinë e madhe. Duhet të ishte nj basen të ardhurash kombëtare e një turizmi katër stinor. Por nuk është. Madje të jeni të bindur se sot nën ujë mund të jetë kthyer edhe një fushë e trafikut të drogës me gomone dhe kamuflazhe ushtarake. Dëmet janë kolosale… një tokë nën ujë për 5 javë qelbëzohet. Ta gëzojmë rilindjen urbane, rroftë kingu i dështimit.