Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: E duam Shqipërinë, të paktën, si Kosova!

Qeveria ra për një deputet!
Zgjedhjet e parakohshme u caktuan shpejt!
Fushata zgjati vetëm 10 ditë. U votua qetësisht! Erdhën lumë votuesisht edhe nga jashtë. Erdhën kuti me dhjetra mijëra vota me postë. Votuan edhe ata që janë të karantinuar në shtëpi. Ekipe të posaçme shkuan shtëpi më shtëpi, me kuti në dorë.
Votat u numëruan dhe brenda 24 orësh dihet fituesi. Humbësit uruan fituesin. Paraprakisht, zgjedhësit e dinin kush do të ishte kryeministri e kush presidenti.
Mban erë stabilitet dhe erë demokraci në Kosovë.
Ndërsa ne… ndërsa ne vazhdojmë të mos jemi në gjendje të bëjmë një proces zgjedhor normal. Katër vjet plot, për të bërë një kod të ri, dhe në fund një abasadore e huaj i mori prej veshi të gjithë, i uli në një zyrë të firmosin një letër, pa e lexuar, të cilën e grisën që të nesërmen.
30 vjet rresht, një kastë politikanësh, nuk bënë asgjë për të instaluar një shtet funksional dhe një sistem demokratik. Përkundrazi, kushdo që erdhi në pushtet, punoi fort për të mbledhur pushtet për vete dhe eskortën e sipërmarrësve që u shërben për të pastruar paratë e korrupsionit.
30 vjet rresht, një kastë politike nuk mendoi asnjëherë përtej zgjedhjeve të ardhëshme, duke vetëm për mbajtjen apo marrjen e pushtetit.
30 vjet rresht, kjo klasë politike shkatërroi me një vullnet të çuditshëm çdo mundësi shtetformuese, duke ecuar me zell drejt parimeve komuniste për të njehsuar shtetin me partinë.
Ndaj sot, ne duhet të jemi krenarë që një shtet i ri shqiptar si Kosova, dhe një klasë politike, arrin të prodhojë një proces zgjedhor model.
Po sot, ne duhet të ndjehemi të dëshpëruar që klasa jonë politike nuk ka asnjë dëshirë për ta bërë këtë që bëri Kosova.
30 vjet më parë, kur Kosova ishte nën pushtimin serb, ne thërrisnim: E duam Shëqipërinë si gjithë Europa. Ndërsa sot, mendoj se duhet të tharrasim:
Ta bëjmë, së paku, Shqipërinë si Kosova.
Please follow and like us: