Harry Bajraktari: Kosova i jep një leksion demokracie Ballkanit
Urime popullit të Kosovës për këto zgjedhje të suksesshme. Kosova e tregoi edhe njëherë veten se është demokracia më e përparuar në Ballkan. Në një kohë që Serbia është një autokraci pa opozitë në parliament, në Shqipëri opozita ka tre vjet që nuk është në parliament dhe në pushtetin lokal, në Maqedoni njëra parti praktikisht nuk njeh emrin e shtetit, kurse në Malin e Zi nacionalistë të rrezikshëm janë në pushtet. Kur i krahason me këto është e papranueshme që Kosova është e vetmja në rajon që nuk është kandidate për BE dhe nuk ka një rrugë të qartë për në NATO. Brukseli madje nuk ka mbajtur as premtimin për liberalizim të vizave. Nuk pati pothuajse asnjë incident gjatë fushatës zgjedhore. Dita e votimit ishtë e shkëlqyer. Humbësit uruan fituesit pa mbaruar numërimi i votave. I gjithë Ballkani duhet të mësojë nga Kosova, kurse komuniteti ndërkombëtar duhet të shpërblejë Kosovën për këtë standard të demokracisë.Tani është e nevojshme që të formohet sa më parë qeveria e re dhe të fillojë nga puna për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat përballet Kosova./albspirit.com
Please follow and like us: