Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam Alush Canaj/POETËT S`VDESIN AS KUR I VRASIN

NË 49- VJETORIN VRASJES SË POETIT ALUSH CANAJ 

 

POETËT S`VDESIN AS KUR I VRASIN 

 

Alush Canaj poet tragjik.

Figurë e dhimbshme në letërsinë tonë për fëmijë e të rinj.

Një talent i guximshëm në artin e poezisë.

Përmes lirikës së tij atdhetare, në vitete gjashtëdhjeta e shtatëdhjeta, po i ushqente të rinjët me atdhetarizëm. Kjo lirikë kishte trokitur në zemrat e të gjithëve dhe ato mësoheshin përmendësh e këndoheshin kudo

Ishte poet që i këndonte fatit të kombit, të atdheut të copëtuar. Zë i fuqishëm kundër robërisë. Zë që kërkonte liri për popullin e vet, ta shihte Nënën, Motrën, që i  kishin ndarë parjetësisht me një mur të hekurt në mes.” Atë dimër na ndanë\ e lisat na vranë.

Armiqtë po e përcillnin këmba këmbës me lakenjtë e vet, i kishin lëshuar pas tij. Ai e dinte, por s`ndalej, kryente misionin e vet prej poeti dhe atdhetari

Në një letër që i kishte dërguar  nga Beogradi, shokut të klasës, Mehmetali Rexhepi, këtë qytet, ku studionte Shkencat Politike, e quante “qytet i zi”, dhe vërtet i këtillë ishte për shqimptarët që ishin vetëm për krahë pune, asgjë më shumë.” Për dru me pre”.

Po kjo letër, kishte filluar të lexohej nga nxënësit dorë më dorë, në Gjimnaz, kishte frymëzuar ata, dhe nga dora e profesorit të gjuhës shqipe,Haxhi Vokshi, siç thuhet, kishte përfunduar te ferri i UDB-së. Dhe tashti, ata po e dinin edhe më mirë kush ishte poeti, Aush Canaj.

Alushi e dinte çkishte ndodhur, por s`u gjunjëzua. Kokën e mbjati lartë me gjithë krenarinë që kishte.

Dhe më s`pritën vrasësit. Natën e 15 shkurtit të vitit 1972, e vranë . Vetë ia mbushën e kupën e helmit.

Po atë natë, në hotelin Evropa të Gjilanit , ata, gjithë sa ishin, ngritën dolli , festuan vdekjen e poetit deri në orën e mëngjesit, kur shpirti i tij u bashkua me yjet.

S` kishte as njëzetë pranvera të plota, nëntëmbëdhjetë vjet e gjashtëmuaj e nëntë ditë.

Për të fshehur gjurmët e krimit, gjatë ditës krrokatën si korbat : “Poeti u vra për një dashuri të dështuar”. Askush nuk besoj. E dinin kush ishte ai. I njihnin edhe ata që e kishin bërë krimin me në krye Selim Broshën.

Pas njëzetë vitesh, pikërisht në pranverën e vitit 1992,në përurimin e vëllimit poetik të Alushit, “Vals veror” që e kishte lënë në dorë dorëshkrim, shkrimitari Beqir Musliu pati ngritur zërin: “Alushin e vrau pushteti për shkak të këngës së tij të zjarrtë atdhetare”.

Poetët s`vdesin as kur i vrasin.

Ata janë të pavdekshëm.

Alush Canaj është i gjallë, mes nesh është ai. Unë e shoh dhe e takoj përditë. Më flet në veprën e tij të plotë “ Mbrëmë e putha lirinë”.

 

Plus foto

 

 

Cikël poetik nga ALUSH CANAJ 

 

TE TIRANA 

 

Te Tirana

Nana

edhe motër Zana.

Atë dimër na ndanë

e lisat i vranë.

Më s`mund të duroj,

andej do të fluturoj,

aty ku e kam Nanën,

e motrën time, Zanën,

Mëmëdheun,

Skënderbeun.

Nëse ujku më vjen pas

do ta vras.

(1970)

 

HARABELI 

 

Unë jam harabeli

me shtëpi te zabeli.

Me këngë bleroj barin,

luftoj me acarin.

Ma tregojnë kamxhikun,

s`e luaj dot qerpikun,

as s`shkoj në shtegtim,

rri në vendin tim.

Në tokën e lavdisë,

në zrmër të Ilirisë.

(1970)

 

NËNA SHQIPËRI 

 

Atje larg në very

Nëna ime Shqipëri

si ylber me shtatë ngjyra

lule e çelur, më e mira.

E kam dritë, e kam xhan

korbat e zezë prej saj më ndanë.

Oh, sa keq! Ububu,

AJO pas malesh- unë këtu.

Zog do t1bëhem të fluturoj

Nënën time ta takoj

ta puth në faqe si dikur

t`I them në prehër: U bëra burrë.

Ujqër e dhelpra më vijnë pas

dashur e Nënës do t`i vrasë.

(1970)

 

MBRËMË E PUTHA LIRINË 

 

Mëmë

e pashë  në ëndërr

lirinë.

Ishtë si manushaqe, e putha në faqe.

 

S`kaluan as dy hapa

qentë na vinin prapa.

 

S`di si u afruan,

prangat na vunë.

(1971) /albspirit.com

 

METI REXHEPI: SHKURTI I SHKURTUAR

Please follow and like us: