Albspirit

Media/News/Publishing

Helena Halilaj: Kosovë

 

Ndër ty janë rreshtu rrezet e lutjes e diellit

E toka jote është e bekume

Me lindë veç trima

Ti mundesh me i shtri krahët rreth nanës

Sa herë era e mallit ta shkund borën e Sharrit

E balli i Mitrovicës shkruan këngët e udhës

Për me mbrri te pragu pa u lulëzu harrimi

Kosovë

Sa herë po ta përmendi emrin po më shtrëngon brenga në gji

Sa herë hijeshohesh në sytë e mi

Dhe lule-guri po mbijnë trupit tënd

Për mos me u tha në dimrin që në supe po ta hedhin

Ti bash ma shpesh po çel ndër shoqe

Kosovë bre loçkë

Po ma ligshton zemrën prej dashnisë që ruaj veç për ty

Ti rritu e gzohet nana…/albspirit.com

Please follow and like us: