Mehmet Kraja nderohet me çmimin “Azem Shkreli”
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtë vit ia ka ndarë çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, autorit, njëherit kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja.
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau edhe çmimet vjetore për letërsi për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha.
Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi tha se përmes letërsisë është shpërfaqur identiteti jonë kombëtar.
Ndërsa, fituesi i çmimit, autori Mehmet Kraja duke u shpreh falënderues, tha se çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi.
“Urojë që vlerësimet që kanë dalë nga juria të jenë vlerësime reale. Çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi”, tha ai./KSP