Albspirit

Media/News/Publishing

Rama tenton të tallet me shqiptarët duke thënë: ‘Kërkoj mandatin e tretë për të përmbyllur Reformën në Shëndetësi’

Dr. Besnik Jakaj

Të mburret Rama me Reformën në Shëndetësi është tallje dhe ironi me qytetarët shqiptarë. Është e vështirë të rreshtosh dështimet e Ramës, por për fatin e keq të shqiptarëve pandemia ka evidentuar dështimin ekstrem në sistemin shëndetësor, duke e vuajtur të gjithë qytetarët shqiptarë me jetën e familjarëve dhe të dashurve të tyre, jetën e vetë dhe duke e paguar me një kosto shumë të lartë, ata që arrijnë të shpëtojnë, qoftë në trajtimin në shtëpi, qoftë në spitale, qoftë në udhëtimet jashtë shtetit.

Rama deklaron pa pikë turpi duke bërë selektivitetin e radhës me qytetarët, siç e ka bërë me ekonominë, duke grumbulluar lekët e taksapaguesve shqiptarë e duke i ndarë me dy a tre oligarkë, tani do të ndërtojë skemën e oligarkisë së vaksinave. ‘Do vaksinojmë të moshuarit që janë personalitet’-tha, sipas tij i bie që të tjerët le të vdesin, të tjerët le të vuajnë, të tjerët nuk kanë lidhje me qeverinë, nuk kanë lidhje me Ramën, nuk janë qytetarë shqiptarë! E kush janë personalitetet që përcakton Rama? Do pyesi Ogertat e Elisat e veta t’ia përcaktojnë personalitetet e moshës së tretë dhe sipas tyre do vendosi stekën për t’i vaksinuar apo për të mos i vaksinuar qytetarët.

Kjo tallje e kjo ironi që bën me jetën e shëndetin e qytetarëve shqiptarë është kriminale, është dramatike për vendin tonë dhe për situatën që po kalojmë. Prandaj një orë e më përpara të gjithë qytetarët shqiptarë, duke u orientuar kryesisht nga intelektualët dhe profesionistët e fushave të ndryshme duhet t’i thonë ndal kësaj ironie, kësaj papërgjegjshmërie, kësaj talljeje dhe kësaj fyerje që po bën Rama me qytetarët shqiptarë.

25 Prilli është shumë afër dhe të gjithë së bashku duhet t’i tregojmë vendin këtij arroganti që tallet me fatkeqësinë e qytetarëve të vetë./albspirit.com

Please follow and like us: