Albspirit

Media/News/Publishing

Shtypi botëror/Vepra e Kadaresë…një “Komedi Hyjnore”

“Vepra e Kadaresë, madhështore, paralajmëruese, me një hije muzgu, një “Komedi Hyjnore” e epokës së stalinizmit” – Frederic Ferney, La Revue, 2013.
“Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë” – Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris.
“Kadare është i rahur me të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensertët gjermanë. Ai ka mundur të mbrojë veshjen e artit të tij nga të gjitha luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha , aq shumë të çmuara prej “ doktorëve” tanë të kritikës… Vepra e tij, sa çështë ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim” – Michael Kleeberg, Die Welt.
“Gjëja më ideale në letërsi, është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen “ Përpara pasqyrës së një gruaje” dhe i përket më të madhit shkrimtar tëgjallës të kohës: Ismail Kadaresë” – Guillaume Allary, Elle.
“Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët” – Bruce Bawer, Wall Street Journal.
“E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli”? – Figaro Litteraire, Paris
“Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, foklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni, që e ka origjinën që nga Homeri” – John Carey.
“Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin “Man Booker International” – The Guardian.
“Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore, në kolanën e librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane”- Histori e Letërsisë Europiane –Hachette, Paris.
Please follow and like us: