Albspirit

Media/News/Publishing

Irani var Zahra Esmaili-n pas vdekjes, sipas avokatit të saj

Avokati i një gruaje të ekzekutuar ditët e fundit në Iran tha të premten se autoritetet e kanë varur klienten e tij ndonëse ajo kishte pësuar një infarkt fatal përpara ekzekutimit.

Në një postim në Facebook të premten, por që më vonë është fshirë, Omid Moradi tha se Zahra Esmaili kishte pësuar një infarkt fatal pasi kishte parë varjen e 16 burrave para saj, dhe autoritetet kanë varur trupin e saj të pajetë. Ai tha se në çertifikatën e vdekjes të Esmaili-t deklarohet “arresti kardiak” si shkaku i vdekjes.

“Deklarohet arresti kardiak si shkak i vdekjes sepse dje, 16 burra janë varur përpara syve të saj. Zahra-së i ndaloi zemra dhe vdiq para se ta çonin në trekëmbësh,” shkruan Moradi.
“Ata varën trupin e pajetë të saj, dhe nëna e viktimës, Fatemeh Asal-Mahi, i ra vetë me shqelm stolit nën këmbët e saj në mënyrë që ta shihte kufomën e nuses së djalit të saj në trekëmbësh qoftë edhe për pak sekonda”.

Zahra Esmaili, nënë e dy fëmijëve, është shpallur fajtore për vrasjen e të shoqit i cili ishte agjent i lartë në Ministrinë e Inteligjencës, sipas Omid Moradi.

Ajo është varur mëngjesin e së mërkurës, 17 shkurt 2021, në burgun Rajaei Shahr të Karaj, në perëndim të kryeqytetit Teheran.

Zahra Esmaili ka qenë viktimë e dhunës në familje dhe e kishte vrarë të shoqin për vetë-mbrojtje. Bashkëshorti i saj, një zyrtar i lartë i inteligjencës, e rrihte shpesh atë.

Zahra-në e kishin transferuar në izolim së bashku me 10 të burgosur të tjerë të dënuar me vdekje të hënën, më 15 shkurt, për ta përgatitur për ekzekutim. Ajo e kishte vuajtur dënimin në burgun famëkeq Qarchak.

Please follow and like us: