Zenel Çeliku: Bluzat e bardha janë heronj
Shumë kush kanë akuzuar mjekët dhe infermierët, se janë të korruptuar duke i quajtur padrejtësisht “mafia me bluza të bardha”. Absolutisht në asnjë rrethanë nuk mundet të ngatërrohen mjekët me kardiokirurgun Prifti, i cili është akuzuar për korrupsion pasiv, por akoma pa prova, në asnjë mënyrë nuk mundet të bëhen pis moralisht infermierët, sepse njëra prej tyre vodhi në portofolin e një viktime, e aq më shumë, edhe sanitaret nuk mundet të përfaqësohen me një sanitare e cila mashtronte duke marrë para nga të afërmit e pacietëve me Covit-19 të shtruar në spital. Ky nuk është model dhe qëndrim i drejtë sepse shumica e stafit mjekësor janë të pastër moralisht dhe shërbejnë me vetmohim gjithnjë në profesionin e tyre human. Ky qëndrim i padrejtë duke përfshirë të gjithë stafin mjeksor si të korruptuar, ofendon pa masë bluzat e bardha të cilët po sakrifikojnë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve, afendojnë familjet dhe të afërmit e tyre, duke i “dënuar” në opinion si e keqja e kësaj shoqërie. Kjo është e pa drejtë dhe duhet të distancohen të gjithë ata dritshkurtër që akuzojnë pa fakte bluzat e bardha. Duhet të mendojmë se këta mjekë dhe infermierë, por edhe sanitarët, kur dalin nga shtëptë e tyre, nuk dihet se si kthehen. Ata mundet të marrin Covid-19 në çdo momen atje ku punojnë, dhe më pas edhe familjet e tyre rrezikohen me jetë. Pra, vërtetë bulzat e bardha janë heronj të kësaj situate të frikshme për jetët e njerëzimit. Në këtë kontekst, ështe shumë e vërtetë se ka mjekë dhe infermierë shumë të ndershëm që sot në një situatë dramatike nga virusi vdekjeprurës, shërbejnë me shumë përkushtim, me preokupim maksimal, ka mjekë shumë të interesuar për shëndetin e qytetarëve që janë të prekur nga ky virus dhe shumë njerëzor në komunikim-e kështu me të drejtë stafin mjekësor do t’i quajmë HERONJ të kësaj situate dramatike. Veçanërisht mjekët e familjes pa patur parasysh orarin, janë shumë të ngarkuar në kontakte periodike më pacietët e tyre, e njëra prej tyre është Dr. Evis Toptani në Ambulancën Nr. 3 në Tiranë. Dr. Evisi, sipas shumë banorëve të kësaj ambulance, është kthyer në një figurë qëndrore si mjeke e cila i ndodhet shumë pranë pacientëve të prekur me virusin vdekjeprurës, humane, shumë njerëzore dhe e gatshme në çdo situatë për të qënë sa më pranë banorëve të saj. Për të qëndruar shumë objektiv dhe i vërtetë, duhet të kesh problem me Covid-19 në familje që të kuptosh se kush është Dr. Evis Toptani. Nga një përvoj personale dhe familjare kam patur mundësi që të ndjej dhe të kuptoj nga afër impenjimin e kësaj mjekeje. Ajo që nga mëngjesi e deri në orët e vona nuk heziton spaktë kontaktoi me pacientët e saj, por përkundrazi ajo interesohet maksimalisht për banorët që janë prekur me këtë virus. Eshtë emocionale dhe shumë optimiste kur Dr. E. Toptani të merr në telefon disa herë në ditë duke u interesuar me përgjegjshmëri për gjendjen e pacientëve, është shumë domethënëse dhe e shikon veten të mbrojtur nga përkujdesi i Dr. Evis që të qëndron shumë afër dhe në kontakte periodike, dhe ky interesim është deri në kurimin e plotë të pacientit.
Duke qëndruar në shqetësimet e kësaj situate alarmante për jetët e njerëzimit, duhet që të gjithë mjekët të jenë me këtë përkushtim dhe impenjim në shërbim të qytetarëve. Eshtë humane që të gjithë mjekët të ndjekin këtë mënyrë komunikimi më pacientët e prekur nga Covid-19. I lutem bluzave të bardha që të ndjekin modelin e Dr. Evisit, që të jenë sa më të njerëzishëm dhe të përgjegjshëm për komunikimin dhe ndjekjen e shëndetit të njërëzve nga virusi vdjekjeprurës i këtij shekulli.
TIR-FAX News Agency
Please follow and like us: