Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Karapidou: Dashuria është për dy

E dimë dashuria është
për dy,
Se janë dy vesh dy buzë,
dy sy.
Se janë dy gjokse prekin
dy duar,
Dy këmbë që ecin nën qiellin ndriçuar.
Dy rreshta dhëmbësh me perla të bardhë,
Një gjuhë midis tyre që i lëpin nga çdo anë.
Një gjuhë pa kocka
që kocka thyen,
Lëndon një zemër në kraharorin bymyer.
Ngrihet një dorë qafën e mjelmët përkëdhel,
Dora tjetër njërin gjoks fillon e përkëdhel.
Afrohen dy supe, puthen dy buzë,
Tashmë janë dy gjuhë që thuren mes perlash.
Dy gjuhë që kocka s’kanë e zemra lëndojnë,
Dashuria është për dy dhe duhet ta shijojmë.
Dhe katër këmbët ecin nën qiell,
Dhe toka tkurret dhe hëna mahnitet.
Retë në qiell grisen,
yjet vezullojnë,
Dashuria është për dy,
Dy shpirtra jetojnë,
Dashurinë e vërtetë dhe zoti e bekon.
Selanik, marrë nga vëllimi poetik “Kur lëndohet zemra e poetit”
Please follow and like us: