Albspirit

Media/News/Publishing

Ela Zdrava: DËGJOJE VETEN

 

Kur të flet goja këpucët mos i vish,

ulu të qetësohesh, do të bësh mirë,

thirri zemrës shtruar me të të rrish,

dëgjoja me vëmendje të sajën dëshirë.

 

Kur të flet mendja, vlerësoja fjalët,

mes tyre diçka me siguri do ta gjesh,

trokiti shpirtit, inatit zbriti shkallët,

ilaçin e paqes aty do ta kesh.

 

Kur të flet zemra, merr një laps e shkruaj,

dhe mendja ka nevojë t’i lexoj fjalët e saj,

kur të flet shpirti e të bën të vuash,

thirri mendjes të të çoj në më të largëtin skaj.

 

Kur të të flasin sytë, zgjohu bashkë me ta,

dije se gëzimi i shpirtit është duke të të folur,

kur të të flas buzeqeshja, atë rreze fort mbaj,

zemra do t’ketë nevojë sa herë t’ndihet lodhur.

 

26. 02. 2014, marrë nga vëllimi poetik “Fuqia e tokës”./albspirit.com

Please follow and like us: