Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Kryeministri më i varfër…

Kur Edi Rama u nda nga vegjitimi i kryetarllëkut, fal Lulzim Bashës në korrikun e 2011, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kishte vetëm 3000 mijë euro gjendje bankare. Pas plot 8 vjet qeverisje, disponon 100 milionë lekë. Me të reja apo të vjetra gjejeni vetë ju. Se unë e di mirë, se sa domethënie ka për një shqiptarin tim meleoni, sidomos kur shkruan emrin në listën e kioskës së lagjes. Nga ana tjetër e kam bindje, jo përshtypje, por bindje se nuk shifrat nuk janë me gjashtë zero, por me shtatë e me tetë. Gjithsesi këto të dhëna gjithmonë sipas tabloitit BIRN. Pra, Edi Rama nuk e ka dyfishuar pasurinë, por gjashtëmbëdhjetëfishuar. Po sipas BIRN, kjo vlerë vjen nga objekte të lëshuara me qera. Shqiptarët kurrë nuk pyetën se ku i gjeti një bohem këto godina a objekte. Vjen nga makina që kushtojnë 400 mijë euro. Shqiptarët kurrë nuk pyetën se çfarë janë këto makina. Kujti i duhen. Kryeministri i Holandës shkon në punë me biçikletë. Ai i Danimarkës merr metronë. Angela Merkel bën pazar në marketin afër pallatit ku ajo banon. Jacinda Ardern e Zelandës së Re i bëri javën me 4 ditë punë. Pastaj Edi Rama nuk di t’i japi ndonjë mjeti. E ka deklaruar vetë. Si është e mundur që nuk janë pasuar si ky, ata fisnikët e mëngjeseve, natës, shoferat e taksive, furgonëve, mauneve? Kjo vlerë vjen nga huadhëniet, që ta kuptoni më thjesht një lloj biznesi bankar, jep para me përqindje. Pra të jap 1 milion e do më kthesh pas një viti, 1 milion + 3% të vlerës për çdo muaj. Një fajdexhi i tipit Gobsek. Megjithatë shqiptarët nuk pyetën se nga i gjeti këto para një shtetar i tyre që nga 1998-ta e deri sot? 27% e kësaj vlere pasurie vjen nga Edi Rama dhe 38% nga e shoqja. Zakonisht në Shqipëri gratë janë më të pasura se burrat. Kjo është bërë e modës tani. Vetëm në Shqipëri ndodhin ‘love story’ ku bohemët e qosheve të Bashkive, Kuvendit, Ministrive, Kryeministrisë, marrin gra tmerrësisht të pasura. Keni shembullin e Fatos Nanos, më 2005 iku vetëm me një shishe whisky nga Kryeministria, u rimartua me një grua që ishte shumë e pasur. Aktualisht jeton midis Tiranës, Athinës dhe Vjenës. Pra Edi Rama ka një pasuri të gjashtëmbëdhjetëfishuar. Shqiptarët vetë janë në rënie pikiatë. Ju duket rimbursimi i kurës së Covid-19 qiqra në hell. Çfarë trajton BIRN është dorë e dytë. Nga ana tjetër sipas tyre sondazhet e nxjerrin Ramën fitues. Pika sondazheve! Në kët rast OFL nuk vepron pasi Rama nuk është i fortë. SPAK nuk merret me këtë çështje, por me Tiren e Sanatoriumit. Dhe vetë shqiptarët vazhdojnë me inat, poshtë Saliu, rroftë Rama!…
Rama ky kryeministër për gjynah, i varfër sa vetë shqiptarët./albspirit.com
Please follow and like us: