Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioneri i lartë i BE flet për emisionin ‘Fokus’ të moderatorit Robert Papa

Josef Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të reformohen në shoqëri moderne

Komisionieri i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrell, në një intervistë për median e huaj në Uashington iu përgjigj emisionit “Fokus” nga Robert Papa, transmetuar në kanalin MCN TV, në Tiranë, lidhur me gjendjen e Ballkanit Perëndimor. Ai u pyet a është e vërtetë se BE bën gjoja sikur do t’i pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qeveritë e rajonit gjoja sikur bëjnë reforma? Ai e refuzoi duke thënë se “ne kemi investuar 9 miliardë dollarë në Ballkanin Perëndimor, por propaganda jonë nuk tregon si duhet punën e bërë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por ato duhet të plotësojnë kërkesat tona për pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën ndaj korrupsionit. Kemi një garë në rajon me Rusinë, Turqinë dhe Kinën. Ato ndihmojnë pa vënë kushte, por ne kemi ndihmuar më shumë. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Spanja ka pritur me vite të pranohej dhe Spanja ishte më afër BE se sa është Ballkani Perëndimor“.

Please follow and like us: