Sokol Beqiraj: Çdo regjim që bëhet diktaturë për popullin e tij është i destinuar të dështojë
Historia ka treguar që regjimet diktatoriale në të kaluarën kudo në botë kanë patur një jetë të shkurtër.
Regjimi fashist i Benito Musolinit që gënjeu një popull të tërë, përfundoi në koshin e plehrave të historisë. Po ashtu edhe regjimi hitlerian që u ngrit me shumë pompozitet pati të njëjtin fund tragjik. Populli shqiptar vuajti për pesëdhjetë vjet regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, por u ngrit një masë e madhe dhe e shembi nga themelet diktaturën dhe u fut në rrugën e demokracisë. Jo vetëm në Europë, por edhe regjimet diktatoriale në Afrikë si ajo e presidentit Mobuto apo në Amerikën Latine ku juntat ushtarake si ajo në Kili që u bënë diktaturë për popullin e atyre vendeve patën një fund tragjik. Populli shqiptar ka disa vite që është bërë mikpritës për një komunitet iranian të cilët janë në opozitë me qeverinë e Iranit dhe synojnë me mënyra demokratike dhe me një program të miratuar nga bota e qytetëruar për të përmbysur diktaturën e instaluar nga mullahët në shtetin e Iranit. Muxhahidinët Iranianë, që banojnë në Shqipëri dhe kudo në botë janë mbrojtësit e një Islami tolerant dhe paqësor. Ata janë opozita kryesore që lufton me mjete demokratike dhe gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve të tjera demokratike. Regjimi fetar i mullahëve në shtetin e Iranit i ka lyer duart me gjak duke vrarë dhe duke persekutuar popullin e vet. Në këto dyzet vjet që kur populli i Iranit u ngrit si një trup i vetëm ku të gjitha forcat politike u bashkuan për të përmbysur diktaturën e Shahut në Iran dhe e përmbysën atë, por për fatkeqësinë e popullit iranian mullahët i manipuluan zgjedhjet dhe pasi gradualisht e përqëndruan tërë pushtetin në duart e tyre ata instaluan një diktaturë edhe më të egër se ajo e Shahut. Mullahët zhdukën fjalën e lirë, partitë politike, tubimet dhe çdo gjë që mund të kërcënonte pushtetin absolut. Të mos harrojmë se viktimat për demokraci në këto dyzet vjet janë me mijra. Sa herë që populli i Iranit është ngritur në protesta paqësore kundër diktaturës fetare të mullahëve ai është shtypur me egërsi, është vrarë, burgosur dhe persekutuar. Regjimi i mullahëve është në opozitë jo vetëm me muxhahidinët iranianë të strehuar në Shqipëri, por ai është në opozitë me të gjitha shtetet demokratike kudo në botë. Populli shqiptar i do dhe i mbron me dashuri muxhahidinët iranianë sepse ka shumë gjëra të përbashkëta me popullin e Iranit. Nga ana tjetër komuniteti iranian në Shqipëri jeton në paqe dhe në mirëkuptim me banorët e Manzës dhe në shumë raste ka siguruar mundësi punësimi për një pjesë të banorëve vendas. Sigurisht që regjimi fashist i Iranit nuk e shikon me sy të mirë këtë gjë dhe ka vënë në shfrytëzim shërbimin e tij të inteligjncës MOIS për të vrarë, persekutuar dhe demonizuar organizatën MEK/PMOI. Mullahët kanë treguar me vepra se si ata i linçojnë kundërshtarët e tyre politikë. Kudo në botë, por edhe në Shqipëri janë zbuluar celula terroriste që përpiqen të vendosin bomba në tubimet e opozitës muxhahidine. Edhe në Shqipëri regjimi i Iranit ka blerë me para dhe ka rekrutuar persona që nën petkun e gazetarit investigativ shpifin, mbledhin informacion ose shkruajnë artikuj demonizues kundër muxhahidinëve të strehuar në Shqipëri. Këta pseudogazetarë që lëpijnë këpucën e mullahëve janë bërë njerëzit më të urryer me inervistat e tyre video në youtub dhe gjetkë. Ata përdorin një falor bajat sharjesh dhe fyerjesh dhe nga që nuk kanë argument të bazuar në fakte përsërisin të njëjtat fraza qesharake në thelb për të justifikuar paratë që marrin nga shefat e tyre.
Ministria e Brendshme Shqiptare është vënë në dijeni për punën e pistë që kryejnë këta agjentë që paguhen nga mullahët. Komuniteti iranian që jeton në Shqipëri në territorin e Manzës është strehuar në marrëveshje me shtetin shqiptar, por edhe me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj çdo orvajtje për të demonizuar këtë komunitet ose për të dëmtuar jetën e këtyre njerëzve është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e shtetit shqiptar, prandaj duhet të jetë prioritet i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë që të marri masa për të siguruar këtë komunitet nga çdo e papritur./albspirit.com
Please follow and like us: