Albspirit

Media/News/Publishing

Botohet në Itali romani “Metamorfoza e një kryeqyteti”

Këto ditë u botua në Itali romani “Metamorfoza e një kryeqyteti”, përkthyer nga prof. Matteo Mandala dhe botuar nga Shtëpia Botuese Romane “Castelvecchi editore”. Në shënimin shoqërues me rastin e daljes së romanit, botuesi italian, ndër të tjera shkruan: “Roman mbi një qytet, të quajtur Tiranë, kryeqyteti i një regjimi stalinist ballafaquar papritmas me modernizmin; një laborator mbi natyrën njerëzore. Me një realizëm alla Çehov, dhe një ironi të pamëshirshme Ylljet Alicka, na zbulon shtresëzimet sociale të atdheut të tij, ai shpalos një galeri të gjerë personazhesh që nga koha e komunizmit deri më sot: një poet, i cili nga vargjet adhuruese për socializmin real, konvertohet në ekspert të poezive hajk, apo epitafeve për të vdekurit, një diplomat, që del i papunë  nga “rinovimi i klasës politike”, skulptori zyrtar i regjimit, që përfundon duke shitur vjeturina nëpër bankarelat e Firences… “Metamorfoza e një kryeqyteti” shënjon një fazë të re të letërsisë shqipe. Një libër antiheronjsh, që ashtu si dhe epoka që na rrëfen, të paktën në letërsi, pse jo dhe në realitet, përfundojnë të zhytur në groteskun dhe absurdin e jetës.” Romani “Metamorfoza e nje kryeqyteti”, u botua nga shqip nga shtëpia botuese ONUFRI, më 2019.

Please follow and like us: