Albspirit

Media/News/Publishing

Mashtrimet e opinionit nga ‘copat e mishit me dy sy’ 

Nga Bejdo Malo
Këta moderatorë e gazetarë janë po aqë të pistë e të ndotur sa vetë lumi i Lanës.
Turp për ‘copën e mishit me dy sy’ Blend… urithi pa qime dhe për gazetarët sharlantanë që u ka hipotekuar të drejtën eskluzive se ata kanë sirtaret e kronologjisë për çdo krim në Shqipëri. Dje në Tiranë u ekzekutua një njeri, por mashtrimet ordinere të gazetares që ngjan me statujat e Ishullit të Pashkëve që fytyrën e ka më të gjatë se busti, ose ndryshe banorët rrapanu dhe të një gazetari që dehet me verën e botës së krimit, s’kanë anë e fund. Thanë aq shumë të pavërteta dhe mashtrime në emisionin e copës së mishit me dy sy, që u ngjan atyre minjve lakuriq të ishullit të Madagaskarit, që jetojnë në tunelet që hapin nën tokë, sa deformojnë çdo etikë gazetareske. Mbi të gjitha mashtruan me fotografinë e tij duke publikuar foton e vëllait të tij si foto viktime. Sajonin teori kospiracioni dhe legjenda urbane sa të vinte për të vjellë kur dëgjoje se si sajonin një kronologji krimi, jepnin detaje jo si gazetarë por si njerëz të droguar dhe kumarxhinj, helmonin opinionin me të pavërteta absurde. Brenda 24 orëve të gjitha ato që thanë u konfirmuan si të pavërteta dhe një gazetar i përgjegjshëm si zoti Qyno sqaroi thjesht dhe me pak fjalë çfarë kishte ndodhë. Po si shpjegohet që këta gazetarë karoshë që u frustuan aq shumë sa gënjejnë pa u skuqur dhe ç’është më e keqja s’kanë turp fare se gënjeshtrën, sajimin, mashtrimin e shesin për të vërtetë. Ç’po ndodh kështu me emisionin Opinion-Kronikë Mashtimi të moderuar nga copa e mishit me dy sy, që nga grykësia prej idioti bën katër emisione në javë duke degraduar e u dekompozuar nga dita në ditë. Ku po e shpien gazetarinë kjo shpurë sharlantanësh të rëndomtë. Qëllimi është i qartë, ashtu siç kanë vepruar me vrasjen e Artan Santos dhe tërë vrasjet që kanë diskutuar në emisionin e copës së mishit me dy sy, të çfazojnë të vërtetën, të ndihmojnë vrasësit, të thonë gjysmë të vërteta që shplajnë trurin e publikut, t’u shërbejnë segmenteve të inkriminuara në polici dhe në prokurori, që flasin si kompetentë idiotë, pa qënë fare në vendin e ngjarjes. Gazetaria fillon duke shkuar i pari në vendin e ngjarjes, duke bërë foto vetë si gazetar, duke investiguar, jo duke manipuluar me ca telefonata me njerëz të inkriminuar. Kanë pesë vjet që flasin për vrasjen e Artan Santos kur nuk ishin fare në vendngjarje po ishin duke festuar e u dehur në festën e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Këta lolo, këta myteberrë, këta minderë me m..t që kujtojnë se kanë monoplizuar tërë median në Shqipëri janë gjarpërinj të helmatisur. Mëshirë për këtë urithë pa qime që e shikojnë dhe shpjegojnë relitetin shqiptar me sytë e verbër të Lalës e Hoxhës. Këta urithë pse nuk e thonë se ç’lidhje ka ky me një deputet socialist që ka ndërruar jetë dhe me një tjetër që është aktualisht në parlament. Po flasin nga dy orë në parlament duke shitur kashtë pa asnjë koqe gruri.
Please follow and like us: