Ndahet nga jeta Rrapo Hajredin Danushi
Ka ndërruar jetë Rrapo Hajredin Danushi, Kryetari i Shoqatës Kombëtare të të shpronesuarve “Pronësi me Drejtesi”, njoftoi Myshid Vorpsi, sekretari i kësaj shoqate. Rrapo Danushi nga viti 1991 ka luftuar për kthimin fizik të pronës së trashëguar tek i zoti sipas dokumentave të konfiskimit komunist dhe percaktimeve të qarta të Kushtetutës. Në emër të pronarëve Danushi ka kërkuar që në fillim që Qeveria të kthejë tek i zoti pronën e grabitur dhe kompensim vetëm për pronat që janë tjetersuar për nevoja publike, por mentaliteti komunist kishte kapur politiken dhe i bente ligjet per te penguar kthimin e prones tek i zoti. “Rrapo në mënyrë të pa lëkundur ka refuzuar kompensimin që kanë ofruar politikanët për të maskuar hajduterinë dhe korrupsionin postkomunist me pronat. Rrapo Danushi do të mbahet mend si patriot, burrë trim dhe i pakorruptushëm. Ai iku, duke lënë nje boshllek të madh, por ka lëne platformen që do ta plotësoje rrinia patriotike shqiptare. I paharruar vepra dhe emri tij”, shkruan ndr të tjera Gëzim Boçari, anëtar i shoqatës dhe një aktivist i të drejtave të pronarëve.