Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan GOLIKU: XHAMAT E THYER

 

 

Atdhetarit çam Spiro Çallëka

 

 

Heshtja nuk ta shojë dot emrin

vrasja nuk ta vrau dot ëndrrën

mohimi nuk ta mbylli dot gojën

gojën

që ligjëronte ëmbëlsisht:

 

 

Këtu çdo gur flet shqip

këtu çdo fije bari pëshpërit shqip

këtu çdo zog këndon veç shqip

këtu burimet gurgullojnë veç shqip…

 

 

Mbi rrjetën me gjemba të vdekjes

në shtratin e Prokrustit shoven

gjaku yt rridhte e thërriste:

Ky dhe quhet Atdhe!

 

Perënditë këtë tokë e kanë pagëzuar

Shqiptare.

 

Me xhamat e thyer të syzeve të tua

shpirtcopëtuar e shohim

Çamërinë./albspirit.com

Please follow and like us: