Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Shala: Kumte poetike në respekt të 7-8 Marsit

Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Aq më tepër që në Shqipëri ajo ditë rri pranë Ditës së Mësuesit, një nga nga profesionet më thelbësore për shoqërinë.
Pandemia na ka venë në sprovë solidaritetin, durimin, lidhjen midis brezave, idetë tona për jetën, besimin në demokraci, lirinë e lëvizjes, së shprehjes, së mbledhjes dhe së shkollimit.
Teknologjia na sjell afër njerëz të largët, por shpesh na largon nga ata që i kemi fare pranë. Gjithashtu teknologjia bën të mundur që të mos ndihemi vetëm, që gëzimi dhe vuatja e një individi me mijëra kilometra larg, të perceptohet si gëzimi dhe fati ynë.
E veçanta e këtij 8 Marsi është ndoshta krijimi i kushteve të përshtatshme për një ndërgjegjësim më të madh tonin për një erë të re, për të drejta dhe liri universale, për një frymë që na lidh përballë vështirësive, dhe për nevojën e qytetërimit tonë për të qënë në harmoni me natyrën që na rrethon.
Mbrëmja poetike që po organizojmë mbledh poetë shqiptare dhe holandezë të mrekullueshëm, të cilët i këndojnë gruas, dashurisë, bukurisë dhe mençurisë së saj, përpjekjes dhe betejave të saj për të qenë e barabartë, e respektuar, e nderuar në fillim të shekullit të 21.
Amir Afrassiabi, Emil Asdurian, Shakila Azizzada, Alban Bala, Xhevdet Bajraj, Jana Beranová, Tsead Bruinja, Jantine Dijkstra, Ervina Halili, Gerard Hameren, Ramon Haniotis, Juan Heinsohn Huala, Asha Karami, Heidi Koren, Elga Mitre*, Luljeta Lleshanaku, Kleitia Moikom Zeqo*, Thomas Möhlmann, Liridon Mulaj, Denata Ndreca, Marco Nijmeijer, Shqiptar Oseku, Albana Shala, Leo Stilma, Entela Tabaku, Agron Tufa, Ndue Ukaj, Olimbi Velaj, Arjola Zadrima ju premtojnë një mbrëmje artistike kuptimplotë.
Na ndiqni në këtë takim mendjesh, zemrash, zërash, gjuhësh, tingujsh, ngjyrash, etnish e nacionalitetesh, por mbi të gjithë në një takim POETËSH. Ja linku:
Albana,
edhe ne emer te

Dutch Albanian Foundation

&

Carabela Books
Please follow and like us: