Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Asnjë qeveri nuk e meriton mbiemrin ‘shqiptar’, nëse në programin e tyre nuk është çështja e Çamërisë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Shaban Murati, dy vjet më parë ka shkruar se Çështja Çame është e pazgjidhur dhe se asnjë qeveri e parti politike shqiptare, nuk e meritojnë mbiemrin “shqiptar”, nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e Çështjes Çame.

Postimi i Shaban Muratit më 2 Mars 2019

Çmim “Mirënjohje” nga Shoqata Patriotike “Çamëria”

Në vlerësim të krijimtarisë dhe të veprimtarisë shumëvjeçare diplomatike, shkencore dhe publicistike në dobi të çeshtjes kombëtare dhe në veçanti të Çështjes Çame, Shoqata e rëndësishme mbarëkombëtare patriotike “Çamëria”, më nderoi me çmimin e “Mirënjohjes”.
Në fjalën time të rastit theksova ndër të tjera se Çështja Çame është çështje e pazgjidhur e çështjes së pazgjidhur shqiptare në rajon. Çdo qeveri shqiptare dhe çdo parti politike shqiptare nuk e meritojnë mbiemrin “shqiptar”, nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e Çështjes Çame.
Faleminderit Shoqatës Patriotike “Çamëria”!

 

 

Please follow and like us: