Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: 2021, VITI I AT PJETER MESHKALLA S.J.

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e X)

 

R.P.S.SH. – NJË BURG – SHTET Ishim të rrethuem çdo pëllambë tokë në tela me ferra, mitraloza dhe zagar të Sigurimit komunist!        

 

At Pjeter Mëshkalla i kujton Mehmet Shehut se:

“Kur në vjetin 1945 në Tiranë, me 8 mars, unë u ankova Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjegjët: “Kjo asht propagandë anmiqësore!”.

Përgjegjën që Pader Meshkalla i ka dhanë atëherë në atë takim nuk ia ka shkrue në letër, sepse kishte rasën me i thanë ma shumë tashti në 1967. Atëherë Pader Mëshkalla i ka thanë atij: “…Në kjoftë se keni me e pasë të gjatë sundimin, kanë me dalë fjalët e mija, se ju nuk mund të delni jashta parimëve tueja, e ato parime ti i njeh mirë, se i ke pa në Spanjë…Unë i kam lexue vetem nder libra, ndersa ju, jo vetem, i keni pa me sy, por edhe dini shumë ma teper se unë, me sa asht shkrue etj.”

Unë e pyeta At Pjetrin: Po, nuk e pate frikë aspak o Pader?

Ai më shpjegoi se, “as sot Europa nuk di ate shka komunistët që kanë shkue ‘vullnetarë’ atje, kanë ba kunder atij popullit dhe klerit Katolik! Asht vështirë me besue si u dhunuen mija e mija murgesha e vajza të reja…” Dhe, me të vertetë atje asht kenë provue fillimisht se: “Kriminelët janë trima vetem, deri kur, nuk ua di kush krimet e tyne shtazarake e barbare!”. Per këte thanje prova ma e sakta sot asht Shkodra e masakrueme!

Në vitin 1946 në Degen e Punve të Mbrendshme të Shkodres, u pat formue “Seksioni Katolik”… I vetmi në Shqipni, ashtu si në 1967, me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”, po në Shkoder, u hap “Muzeu Ateist”, edhe ky i vetmi në Botë, që per fat të mirë “nuk e kam vizitue asnjëherë”, mbasi nder muret e tija unë kishe njerzit e mij të nderuem, tue fillue nga vllau…

E per këto qendra antinjerzore At Meshkalla shkruen në leter: 

Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vetit.” (Letra e dergueme kryeministrit…1967)

Ky pra, ishte At Pjetër Mëshkalla, që burrnisht ua përplasë në surrat krimet e tiranëve e katilave komunistë të PPSh..!                

Ka shumë mundësi, që sa herë i ka kujtue këta dy rreshta të kësaj letre vrasësi Enver Hoxha,“e kanë shtye” me vra shokët e vet që i kanë ba atë propagandë, sepse ata, ishin “armiqtë e tërbuem të Partisë dhe të Pushtetit të tij personal”!..

 

Ai zgjohej somnambul dhe shihte çdo natë një njeri mu në kolltukun e tij dhe, vërriste si kafshë e tërbueme: “… Ishte pikërisht… ki.., po, po, armiku i Partisë sime, ishte pikërisht ki..,armiku i kllasës, po po…, ki ishte, për ideal.., e kam parë.., nuk më gënjen mua njeri.., ki ishte.., hiqjani kokën ju them!… Se, kështu na mëson Partia ime!”… Vrisni ju them, vrisni!..

Vrisni ju them… A më dëgjon o Sulo… Vrisni ju them… !!!

E, vetem kur ndigjonte pergjegjën e Nexhit: “E kemi vrarë!”, binte në gjumin e tij e, vazhdonte me andrrat e veta vrastare…

E pra, kjo ishte Shqipnia “socialiste”, flamurtare e marksizmit dhe leninizmit edhe n’ Europë…

Kjo ishte Shqipnia e  “lumtur”, një burg stalinjan i anadollakut gjinokastrit Everit, që nuk u ngop me Gjakun e Shqiptarit!

Në vitin 1946, në luften civile ishte Mehmet Shehu në Veri, që vuni në jetë nder Malet e Veriut eksperiencen spanjole…

Nga 1945 e deri në 2 Prill 1991, ishte skilja vrastare Ramiz Alia, që e filloi terrorin antiatdhetar me kosovarët e Tivarit…

Dhe, po i pason sot, “Rilindja” e Ramoviqit të Stambollit…

E sot, kjo “Rilindje” i ka “heroi të popujve jugosllav, sovjetikë dhe kinez…” Por, mbi të gjithë, janë trashigimtarë të njohun të

Sulltan Mehmetit II të Stambollit, që pat thanë kur mori vesht vdekjen e Skenderbuet: “Mjerë tash per Krishtenimin, se ka hupë tashti shpaten e mburojen!”…

Ndersa, tek libri i Marin Barletit “Rrethimi i Shkodres”, po në fq. 63, tregohet sesi sulltan Mehmeti i II ka lanë një “amanet”:

“Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë.”

E kjo detyrë, po vazhdohet nga terroristët e “rilindjes” PKSh…

Melbourne, 4 Mars 2021.

Please follow and like us: