Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Pse burgoset bukuria?!

 

 

Shkon  një vajzë nën shami strukur,

një gjerdan varur mbi gjinj,

duken vetëm sytë e saj,

sytë e bukur si ullinj.

 

20 vjeç ndoshta më shumë,

ç’ëndërr vallë në gjoks i digjet?!

në dy buzë e kuqja rënë,

si një mollë kur nis të piqet.

 

Pas e ndjekin me vështrime,

ndaj shpejton si një sorkadhe,

e gjitha nën shami fshehur,

bukuri e saj e madhe.

 

Ja kjo vajzë sot më trishtoi,

(njomëzake e parritur)

balli, flokët, faqet, gusha,

çmendurisht në burg janë  kyçur.

 

Shkoi një vajzë që qëndron fshehur,

në shaminë  si pendë sorre,

kyçur trupi saj në burg,

edhe pse nuk është fajtore.

 

Shkon një vajzë përpara meje,

krejt mbuluar nga shamia

do thërras me zë të lartë:

Pse burgoset bukuria?!

Please follow and like us: