Prof. Ass. Dr. Bajram Muçaj, “Mbreti” i financave shqiptare
Nga Bejdo Malo
Fondi që vendosi shtyllat e zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri.
Profesori është një burrë babaxhan shumë i pashëm, i veshur me shumë gusto, korrekt, i qetë, sportist i përjetshëm pasi mbi dy orë çdo ditë i kalon në palestër. Është një zyrtar nga më të përpiktēt të ekonomisë së tregut. Zyra për të është tempull, një institucion shumë i shenjtë. Solemnititetin dhe protokollin e ka pikë të dobët dhe e zbaton me fanatizëm për këdo që kapërcen pragun e ndërtesës bashkëkohore dhe moderne të institucionit.
Është një nga menaxherët më skupulozë të financave në Shqipëri. Ka ditur të ngrejë dhe të trajnojë një nga stafet më të mira financiare që njeh dhe respekton aktet ligjore, procedurat dhe rregulloret në fuqi, të përcaktuara nga Banka e Shqiperise. Zotëron besimin absolut të tërë stafit të tij, di t’i respektojë, vlerëson shumë aftësitë e tyre profesionale dhe perfomancën në punë. Është konkret, i saktë dhe shumë korrekt me çdo partner, si në sistemin bankar në Shqipëri dhe me partneret ndërkombëtarë, qe i kanë besuar dhe e kanë vlerësuar në rrugëtimin e gjatë 27 vjeçar. I durueshëm, duke ja lëne kohës dhe ligjeve të ekonomisë së tregut, shumë e shumë prej problemeve që i ështe dashur të kalojë mes labirintheve të funksionimit të ekonomisë së tregut. Që nga dita e krijimit të Fondit ka ditur të përballojë dhe zgjidhë situata nga më të komplikuarat, sulme nga më të pabazuarat dhe me absurdet duke ruajtur maturinë dhe qetësinë dhe duke patur si objektiv madhor mirëfunksionimin në çdo detaj të institucionit të tij. Është sulmuar nga media, portale dhe gazetarë të gjirizit vetëm se nuk ka pranuar të bëhet urë dhe pre e aferave të tyre, apo e “gjobave” që kanë dashur ti vënë. I ka shpërfillur dhe injoruar deri në zgrip të gjithë këta minj gjirizi sepse ka qënë shumë i bindur se puna e tij në fondament ka pasur trasperencën, sakrificën, korrektësinë, sinqeritetin dhe mbi të gjitha respektimin dhe zbatimin e legjislacionit vendas, si dhe kushtet e vendosura nga partnerët ndërkombëtare dhe lokalë. Sulme të ndyra e perverse, nga njerëz perversë të sajuara në guzhinat e llumit të medias ka mundur ti përballojë me guxim, ballazi dhe me qartësi. Asnjëherë nuk ka rënë në batakun e tyre. Ja ka lënë zotit dhe të vërtetës.
E vërteta ka qënë gjithmonë me të. Një diskutim rreth financave me të, rreth ekonomisë së tregut është një leksion mbresëlënës. Di ta bëjë radiografinë e financave shqiptare dhe atë të ekonomisë shqiptare më mirë se të gjithë financierët shqiptarë. I ftohtë në vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, të biznesit të tij. E kam fjalën për Profesorin e Asociuar Doktor Bajram Muçaj, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Besa, Institucionit më të madh mikrofinanciar në Shqipëri, i cili i ofron individëve mikro kredi, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Një Drejtor Ekzekutiv që për 27 vjet i ka dhënë autoritetin e institucionit më prestigjoz financiar në Shqipëri. Vlerësimet më të siqerta dhe reale për Fondin Besa kanë ardhur nga ndërkombëtarët në antitezë të plotë me ato që fabrikojnë shumë shqiptarë ndaj tij.
– Kështu në 27 Qershor 2011, Fondi BESA sh.a është nderuar nga Business Initiative Directions me çmimin special HARKU I EUROPES PER CILESINE DHE TEKNOLOGJINE në Kategorinë e Artë në Frankfurt.
– Në Mars të vitit 2012, Fondi Besa është nderuar në Gjenevë me çmimin “Century International Quality Era Award”, në shenjë mirënjohje “Për përkushtimin e veçantë ndaj cilësisë dhe përsosmërisë në fushën e kënaqësisë së klientit, Lidershipit, Planifikimit Strategjik dhe Standardizimit”.
– Në Prill 2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Fondin Besa me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në zbutjen e varfërisë, në nxitjen e vetëpunësimit dhe punësimit, nëpërmjet kreditimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri”.
– Në Dhjetor 2012, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i akordoi Fondit Besa çmimin “Fondi Lider në Mbështetje Financiare për zhvillimin e SME-ve”.
– Global Banking and Finance Review, duke vlerësuar dedikimin dhe nismat e shkëlqyera të ndërmara nga Fondi Besa, dhënien e një kontributi shumë të madh në zhvillimin e sektorit të mikrofinancës në rajon, në Dhjetor 2020 nderon Fondin Besa me çmimin “Kompania më e mirë Mikrofinanciare në Shqipëri”.
– Fondi Besa është vlerësuar nga Komisioni Europian më 20 Prill 2018 me Certifikatën e përputhshmërisë me “European Code of Good Conduct for Microcredit Provision”, pasi respekton me rigorozitet standartet më të larta të mikrofinancës, si në nivelin lokal dhe atë ndërkombëtar.
Me mbi 80 zyra në të gjithë Shqipërinë, Fondi Besa, falë menaxhimit të Prof. Asoc. Doktor Barjam Muçaj dhe të stafit të tij shumë presitigjoz dhe të kualifikuar ka arritur që të jetë i pranishëm aty ku ka nevojë për zhvillim çdo degë e ekonomisë shqiptare, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesin ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive, duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit. Me plot gojën mund të thuhet se Fondi Besa është një nga shtyllat vendimtare të ndërtimit të biznesit të vogël të mesëm por edhe në disa raste dhe i biznesit të madh në Shqipëri. Kampion i vetëpunësimit të shqiptarëve të cilët duke pasur si pikënisje një mikrokredi nga Fondi Besa kanë arritur sot të ndërtojnë jetën, të vënë pasuri, të shkollojnë fëmijët, të kurohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë. Fondi Besa, sipas të dhënave operative, është kontribues i madh në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Fondi Besa është institucioni më i madh mikrofinanciar në Shqipëri dhe rajon. Duke I ofruar individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse ka mundur ti shërbejë gjatë këtyre viteve të cilët i janë rikthyer atij disa herë dhe kjo falë aftësive financiare dhe menaxheriale të Prof. Asoc. Doktor Barjam Muçës. Motoja e Fondit Besa është të jetë i pranishëm pranë çdo qëndre të banuar në Shqipëri, pranë familjeve që kanë nevojë urgjente për lekë KESH, atje ku ka nevojë për zhvillim, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesim ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive dhe duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit. Zoti Barjam Muça dhe Fondi Besa kanë krijuar fizonominë e tyre. Ata janë të padiskutueshëm në treg, janë absolutë, janë të parët, janë më konkuruesit dhe kanë më shumë se cilido marrëdhenie financiare dhe klientë.
Të jesh një armatë e tillë financiare si Fondi Besa, ka dhe disa punë që nuk shkojnë ashtu siç I parashikon, por Profesor Barjam Muçaj dhe stafi i tij ja kanë dalë mbanë. Kanë bërë të mundur të pamundurën, në një ekonomi tregu si Shqipëria me halle dhe siklete të mëdha. Fondi Besa është nje institucion shume i konsoliduar dhe me përvojë të madhe ne kryerjen e operacioneve mikrofinanciarë në Shqipëri, ka ditur tu japë individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Bilanci në marsin e 2021, edhe pse është kohë pandemie krize financiare meriton notën dhjetë.
Prof. Ass, Doktor Barjami ka mundur që tu shërbejë klientëve me zgjidhje të thjeshta, të favorshme dhe financiarisht të përshtatshme, të ndërtuara për t’ju përgjigjur nevojave, dëshirave, preferencave dhe pritshmërive të klientëve si dhe për të krijuar lidhje afatgjata me ta. Mjafton të shikosh statistikat e 27 viteve të funksionimit të institucionit dhe bindesh për shëndetin shumë të mirë financiar të tij.
Synimin kryesor Prof. Ass. Doktor Barjami dhe stafi i tij asnjëherë se kanë ndryshuar, por ka qënë, është dhe do të jetë mbështetja e klientëve për t’u bërë financiarisht dhe ekonomikisht të pavarur, në mënyrë që të realizojnë ambiciet e tyre për zhvillim dhe mirëqenie, pa mbështetje në të ardhmen.
Në të gjithë veprimtarinë e tij Fondi BESA ka vënë në fokus klientët dhe interesat e tyre duke u munduar në këtë mënyrë të balancojë objektivat e veta financiare me ato sociale. Aktualisht Fondi ka rreth tridhjete mijë klientë aktivë, dhe eshte lider i këtij tregu në Shqipëri. Në të gjithë zyrat e tij në Shqipëri afrohet një shërbim shumë korrekt i saktë, ligjor, trasparent duke qënë i pranishëm atje ku ka nevojë për zhvillim, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesim ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive, duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit. Puna e Profesor Barjam Muçaj këtij fisniku e burrë zakoni, me orgjinë nga Skrapari është reale dhe e prekshme. Ky burrë zakoni që i ka lezet kuvendi, që i peshon fjala është gjithmonë në krye të punëve i papërtuar. Ai di ta ndajë fjalën dhe si burrat asnjëherë nuk e bën dysh atë. Ai është profesor, familjar i mrekullueshëm, financier bashkëkohor dhe modern, por dhe një njeri me peshë në opinionin shqiptar.
Pa e egzagjeruar Fondi Besa mund të quhet pa frikë mbreti i financave shqiptare. Drejtori Ekzekutiv i Fondit Besa, Prof. Ass. Dr. Bajram Muçaj, në bilacin e punës së tij konfirmon:
“Jemi shumë krenarë për punën, kontributin dhe rolin që Fondit Besa ka pasur në tregun e mikrofinancës dhe në shoqëri në këto tri dekada. Gjatë këtij rrugëtimi 27 vjeçar, të gjithë ne, kolegët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e vjetër dhe të rinj, kemi kontribuar dhe përpiqemi për jetësimin dhe mirëmbajtjen e emrit dhe reputacionit të institucionit si një vlerë e përbashkët, e padiskutueshme dhe si gur themeli për një të ardhme të qëndrueshme dhe afatgjatë. Historia shumëvjecare ka treguar se institucioni ynë është një histori suksesi dhe ka potencial të rëndësishëm për zhvillim të mëtejshëm, në përmbushje të misionit të tij”.
Please follow and like us: