Albina Deda: Tmerr, shuhet një familje e tërë në Mirditë!
Pikëllim njerëzor pa fund për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19 të një familje të tërë në Rubik të Mirditës.
Familja Cara u shua.
Jo vetëm të dy bashkëshortët, por dhe djali i tyre i vetëm.
Jo vetëm dhimbja nuk ka fjalë ngushëllimi, por dhe propaganda e pështirë e Edi Ramës nuk ka fjalë mallkimi.
Asnjë plan e strategji, mungesë profesionalizmi për përballjen e pandemisë, vetëm sllogane elektorale që po shtojnë mortalitetin e katastrofën financiare familjare të shqiptarëve e kolapsojnë në infinit sistemin e kapur nga oligarkia.
Sot nuk është luftë për partitë, por luftë për ekzistencën tonë humane.
Edi Rama dhe Rilindja janë më të rrezikshëm sesa pandemia.
Të ngrihemi mbi politikën e propagandën në luftë për jetën.
Lotët e Mirditorëve për familjen Cara përlotin sot sytë e çdo shqiptari.
Jetën nuk na e ka dhuruar as Rama, as rilindja e as Tiret e Najadat ajo është dhuratë nga Zoti, ndaj nuk ka kohë tjetër të jemi pranë njeri -tjetrit e Zotit e të shporrim këta mostra satanikë!