Albspirit

Media/News/Publishing

Hamit Aliaj: QENI I ÇARTUN

Vrite qenin e çartun Imzot
Se edhe qiellin po e msyn
E ka me na i hangër zotat!
Për qiell e për dhe!
Po s’lë kanuni qenin me e vra,
Shoqata e qenve, nuk lë!
E qeni i çartun msyni udhëtarin e parë,
Udhëtari i parë kafshoi udhëtarin e dytë,
I dyti të tretin, i treti…
Në mbrëmje gjithë katundi u çart e lehte si qen,
I u turr deleve çartani i zi,
E delet e tërbuara lehnin si qen,
Lehnin krojet ku pinë ujë të çartunit,
Lehte dhia e Paria, huta e lahuta,
Të nesermen ranë shkabat mbi gjahun e tyre,
Këlyshë të vegjël, lepuj, qingja e gjithçka gjetën
Po krejt ishin të trenta, të çartuna,n is e sos,
Shkonin qiellit me to, e qielli lehte,
Leh qielli, Imzot,
Atë e ditë e sot!
Please follow and like us: