19 nëntor 1957/Letra e Albert Kamysë për nënën dhe mësuesin pasi fitoi Nobelin për Letërsi
Me rastin e 7 marsit
Pasi fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, Albert Kamy (Albert Camus) mendoi që fillimisht të falënderojë nënën dhe pastaj mësuesin e shkollës fillore. Kamy i shkroi letrën mirënjohëse mësuesit të tij Louis Germain i cili cilësohet si një nga nxitësit kryesorë të potencialit të krijues të Kamysë dhe kanalizimit të atij potenciali për të krijuar vepra me vlera të pavdekshme.
Letra e plotë
I dashur zotri Germain,
Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është ndarë një çmim tejet i madh, i tillë që as e kam kërkuar, por as që mund të kërkohet.
Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.
Nuk më ndodh shpesh të nderoj dikë kështu. Por, fundja kjo më jep mundësinë që t’iu tregoj se ç’keni qenë dhe çka paraqisni edhe sot për mua dhe t’iu siguroj që mundi juaj, puna juaj dhe zemrën që e vendos në të ende jeton në njërin nga nxënësit tuaj, pavarësisht viteve, asnjëherë nuk ka rreshtur të jetë nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemër.
Albert Camus, 19 November 1957.
Please follow and like us: