Haris Vongli: Zemra ime…
Zemra ime rreh se rreh zemra jote
Dhe kthehem unë në oqean e në shumë porte.
Nga ty nisem e tek ti mbërrij.
Je e jam shkëndijë.
Duart me njëra-tjetrën nuk dinë të ngopen
E as qerpikët s’dinë.
E të futem në damarë, të mbrohem –
Të jetoj,
Asgjë të ngjashme me më parë.
Ti e di ç’i them unë hundës tënde:
“Të nuhas edhe kur pranë s’të kam” –
Të kam.
Jam –
E tëra jotja, e tëra e paqtë.
Dhe kur përleshem me ëndrrat e tua,
Shkoj drejt e në yje
Aty fle e me to zgjohem më pas,
Me yjet dhe ëndrrat bashkë.
Ti e di si t’i pi unë lotët,
Si ti lotët e mi –
Në këtë jetë, sot
E në tërë jetët e mëparshme sikur mot./albspirit.com
Please follow and like us: