Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Koha asht ndalë sot

Koha asht ndalë sot
Thot kalendar i marsit: 55 mot!
Me flokë krejt të rralluem
të thijun der’ n’mërzi
E hapat rrugëve bosh
Lypin me mbâ shoq
Flas pak -harroj shumë
Gati paç harrue datlindjen
e lume!
(Paskam le n’ditën e nantë t’marsit
të nji kohet të shtirë)
As Nanës plakë nuk i kujtohet mirë
A ishte ftoftë akull,  a kishte i fije dillë!
E Baba, plakë ma fort,
çohet me zor
Tu mbështetë në shkop
mundueshëm der n’oborr
Me sy më lypë me mba urim
Po un jam 55 vjet dritë larg
prej oborr -dheut tim!
Asht prap’ kohë e shtirë
Lum Baba e lum Nana
Kur leva, kohë e shtirë,
mbytë hallit
E sot ma e shtirë mosha
55 vjet dritë larg djalit
Dishruem, e djegë mallit!
Hijnë mrenë prindja pleq
tu nemun fatin vetëm
Ma fort tu urue djalin
rrallu e thî flokt -bâ burrë!
N’sa munohet me iu buzqeshë
prej nji korrnizet n’mur!
Please follow and like us: