Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergji Mihallari: Marsi në park

 
 
Shëtita këtë natë,
ku hëna coptohej krahëve të malit
me borë,
mes hijeve të veremosura të pemëve…
Ishte e ftohtë nata,
yjet të ftohtë gjithashtu,
s’e di pse hapi kaq shumë rëndohej
në të patreturën borë…
Kisha ftohtë,
jakën e palltos ngrita përmbi veshë,
frymoja me avuj të ngrirë,
përzjerë me renë e cigares…
Kisha ftohtë,
dimri ishte akoma pranë,
mbi sy qëndron iluzioni
tretur larg…
Please follow and like us: