Albspirit

Media/News/Publishing

Floriana Garo: Pse u angazhova në politikë

Në emisionin Kjo Javë, të “News 24”, ishte e ftuar zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo. Ish-moderatorja e njohur erdhi me një rrëfim ndryshe, ku tregoi se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë.

“E thashë edhe dje në një mbledhje që kishim me zonjat kandidate të PD, që jeta ime ka qenë në ndryshime. Edhe kur kam ikur në moshën 15-vjeçare në Amerikë, kur jam rikthyer në moshën 23-vjecare. Prapë kam ndryshuar, kam ikur prapë dhe u riktheva. Jam marrë me modeling, kam qenë mis, jam marrë me televizion dhe rikthehem ndryshe në një fushë tjetër me mundësinë për të ndryshuar gjërat. Lëvizja ka qenë pjesë e jetës time”, tha Garo.

Si erdhi ftesa?

 

 

Floriana Garo: Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Kush ua bëri ftesën?

Floriana Garo: Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.

Si ju duket opozita? Partia Demokratike dhe zoti Basha?

Floriana Garo:
 Tek opozita shoh shpresën e munguar, këto tetë vite duke qenë katër vite larg Shqipërisë, e kam parë me një tjetër sy. E kam parë kur nuk rritej dhe zhvillohej dhe më ka ardhur keq. Është koha për ndryshim dhe tek PD e shoh entuziazmin për të ndryshuar. Kam zgjedhur të jem e djathë prej kohësh, thellë përbrenda jam e tillë, prandaj zgjodha PD.

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgënjyese nga qeveria?

Floriana Garo: Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë borxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.

Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Floriana Garo: Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arroganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrjetet e tij sociale sheh një lloj arrogance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.

Ekrani, paralelisht me një të ardhme të shpejtë?

Floriana Garo: Tani nuk më mungon sepse e marr kënaqësinë duke qenë këtu, në media dhe sërish figurë publike, e kam thënë që TV është një ëndërr e madhe e imja dhe kurë nuk kam thënë kurrë.

Please follow and like us: