Ilir Levonja: Presidenti i xhindosur…
Çfarë në fakt është versioni presidenti i xhindosur, presidenti që të nxjerr përjashta me shqelma, me grushta, a presidenti që të rreh? Asgjë tjetër, produkt i një politike të ashpër ku shkelen me këmbë rregullat e lojës në demokraci. A bëri mirë Ilir Meta që reagoi ashtu si e pamë. Pa diskutim që po. Dhe nëse shqiptarët do reagojnë ditë më ditë ashtu si reagoi presidenti, jo Edi Rama por çdo qeveritar do ta ketë frikë shoqërinë civile. Problemi tek ne qëndron pikërisht në një ekuivok tashmë social të këtyre 30 viteve gjoja demokraci dhe ekonomi tregu, frika e munguar. Në Shqipërinë tonë asnjë shtetar nuk e ka frikë popullin, madje tallin bythën me popullin. E bëjnë me një bullizën të kulluar duke mos u shqitur asfare nga mendësia e klasës së viteve 80-të. Dhe Edi Rama është sot kampioni i këtij versioni kancer në Shqipërinë post komuniste. Ndaj nuk janë të rastësishme që bash sot në ditën më popullore, në ditën e Verës, në Elbasan të ringjallen thirrjet poshtë komunizmi. Problemi tek ne është vetoja brutale e pushtetit, propoganda dërrmuese e një personi të vetëm që do të ketë pjesë në gjithçka. Shumë njerëz habiten me popullaritetin e programeve televizive si Përputhen, duke dashur të mos e kuptojnë se jeta e tyre nuk është aspak portreti i Edi Ramës në ekran, apo i një zhigoloje si Erion Velia derë më derë etj. Jeta e tyre është përtej, më shumë, më e gjerë dhe se studiot janë mirëfilli jo vokacioni, jo prirja, jo ajo çfarë ndodh realisht në Shqipëri. Jeta e tyre nuk është gumëzhitja në Opinion, në Open, a në atë se çfarë tha Rama për Ilirin dhe ansjelltas. Dikujt nuk i janë zënë akoma plasat e tërmetit. Dikush nuk rimbursohet për barnat e Covid-it, pret cërren nga biri a e bija matanë detit të marri ilaçet. Tjetri shan e nëm fatin, akoma nuk drita, nuk ka ujë 24 orë etj. Plot rrethina, në periferitë, i hanë plehrat dhe balta. Të dëgjosh sot e kësaj dite dënglat e Ngjelës, versioni i persekutuar brenda sojit, atij që ma lëron nënën i them baba, është kohë e hedhur dëm. Pra jeta e shqiptarëve janë pikërisht programet e munguara. Programet e mirëfillta ekonomike, reformat e patjetërsushme në drejtësi. Jo Kjo që gjoja po e bën Edi Rama. Eshtë i vetmi politikan që kërkon të dënohen juristët, duke anashkaluar dëmin politik. I vetmi që pretendon se korrupsioni, krimi nuk qëndron tek politika, por tek drejtësia. A është e mundur kjo? Ja që është sipas Edi Ramës dhe plot shqiptarëve që e besojnë atë. Megjithatë në këto 30 vjet asnjë politikan shqiptar nuk ka qënë objekt drejtësie, e kam fjalën për njëshat se dorë e tretë si ish ministri Ksera 2016, janë kot. Franca sapo ja dha pretencës Sarkozisë, bash mikut të Edi Ramës. Pra jeta e shqiptarëve janë reformat në minimizimin e mundshëm të informalitetit… del ministraja në Kukës, në kohën kur një kaçatorr i kalon mbi kokë dhe thotë, po inagurojmë aeroportin e Kukësit, pika e zezë. Reformë është dhe rotacioni politik. Edi Rama në vend që t’i zhduket syve shqiptarëve se është pikërisht ai që e vendosi Ilir Metën president, u thotë atyre se Presidenti është i çmendur. Shqiptarët kanë humbur me kohë, janë mundur si popull pikërisht se u mungon pjesëmarrja, u mungon e drejta për të zgjedhur. Kësisoj Presidenti nuk është produkt i tyre, por i Edi Ramës. Kësisoj ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të themi, oh ç’u kënaqëm. Megjithëse nga ana tjetër jemi thjesht shifra, numrorë që demokracinë e kemi veç ëndërr. Jemi kryekëput të bullizuar duke pritur se si do t’i shkoj humori Edi Ramës apo Ilirit, apo Lulit e me radhë që të kuptojmë gongun e ekonomisë së tregut. Absurde për Zotin. Kjo ndodh veç në Ugandë, në Afganistan, në Venezuelën e Maduros, në Rusi, ja edhe në Shqipërinë e Edi Ramës dhe lali Erit. Megjithatë Ilir Meta, apo si Iliri shqiptarët duhet të ishin treguar të tillë me kohë, nuk do u ishte shëmbur në kokë historia e tyre, Teatri Kombëtar. Nuk do u kishte vdekur hekurudha, me qëllim që të rishpenzonin apo t’i vareshin fondeve të gjoja zhivillimit, kredimeve pa fund bankare për rindërtimin e një aksi si Tiranë Durrës, por do kishin sot atë të Tiranës me Prishtinën. Mirëpo gërrvërren a bëri apo jo mirë Ilir Meta.? Bëri ore bëri dhe duhej të kishte bërë kështu edhe në kohën kur Shqipëria mbajti zgjedhje lokale moniste në 2019-tën. Sot kemi 99% e Bashkive në vend, institucione që nuk ju përfaqësojnë ju, por informalitetin, propogandën dhe komisionerët e partisë pushtet, atë të Edi Ramës. Dhe kjo nuk është aspak demokraci, por diktaturë./albspirit.com
Please follow and like us: