Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova pa asnjë gazetë të shtypur

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi.

Zhvillimi i teknologjisë, e veçmas përdorimi i internetit në masë të madhe, politizimi i gazetave, vështirësitë financiare të kompanive mediale dhe së fundmi pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, sipas tyre, janë faktorët që kanë ndikuar në shuarjen e mediave tradicionale.

Mushkolaj: Pandemia i dha goditjen përfundimtare botimit të gazetave

Deri para një viti në Kosovë, tregon Mushkolaj, janë botuar katër gazeta ditore: “Koha Ditore”, “Epoka e Re”, “Zëri” dhe “Bota Sot”. Por, në muajin mars të vitit të kaluar, këto ndërprenë botimin, pas vendosjes së masave kufizuese nga qeveria e atëhershme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe futjen e vendit në izolim, dhe këto media vazhduan punën online.

Çështja e financimit mbetet një tjetër problem, thotë Mushkolaj, duke konsideruar të vështirë rikthimin e botimit të tyre.

 

“Pandemia i dha një goditje përfundimtare të botimit të gazetave, për shkak se kostoja e botimit të gazetave në njërën anë dhe anën tjetër tirazhet jo të mëdha të këtyre gazetave, shuma e vogël e mjeteve financiare të gjeneruar nga shitja, janë arsyet kryesore që një gjë e tillë ndodhi. Pas përfundimit të pandemisë do të jetë e vështirë që këto gazeta të mund të rifillojnë të dalin në treg, për shkak se pa një ndihmë financiare, që do duhej të vinte nga institucionet, kjo është e pamundur”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Një nga gazetat që kishte qëndruar në treg për 20 vjet ishte e përditshmja “Zëri”. Kjo gazetë kishte filluar të shtypet në vitin 2000, me një tirazh në mbi 7.500 kopje në ditë, kurse botimin e ka ndërprerë më 14 mars të vitit të kaluar dhe funksionin në formën online, thotë drejtori financiar i këtij mediumi, Ismail Musliu.

“Kostoja e shtypit është e lartë, fuqia blerëse dhe publikimi i reklamave kishte rëndë dukshëm. Shtypjen e gazetave pa e mirëmbajtur dikush, nuk mund vetë të ekzistojë”, tha Musliu.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Please follow and like us: